Data : 20 11 2018
KryeTitujt :

Rama në Kongresin e Infermierisë: Objektivi rritja e pagave

Rama në Kongresin e Infermierisë: Objektivi rritja e pagave

 

Në fjalën e tij në Kongresin e Infermierisë, Kryeministri Rama tha se kurrë më partitë politike nuk do të vendosin kush rri në punë dhe kush ikën nga puna.

Ai u shpreh se njerëzit në sistemin e shëndetësisë janë objekt i një perceptimi shumë të rëndë, por Rama tha se ka gra dhe djem që e mbajnë bluzën e bardhë me nder.

“Është e pashmangshme që të mendosh që për 1001 arsye, natyrisht të drejta dhe të padrejta, njerëzit në sistemin e shëndetësisë janë objekt i një perceptimi shumë të rëndë.

Në sistemin tonë shëndetësor ka mjekë, ka edhe infermierë, ka edhe të tjerë që e njollosin bluzën e bardhë, por ajo që unë mund të dëshmoj, kam parë jo pak mjedise të shërbimit tonë mjedisor dhe kam takuar jo pak njerëz të këtij sistemi është se jo të gjithë janë njësoj, por shumica nuk janë të tillë. Ka gra dhe djem që e mbajnë bluzën e bardhë me nder. Nëse pyet njerëzit që për fat të mirë dhe fati i mirë i ndjek, nuk e kanë marrë ndonjëherë rrugën e spitalin në këto vite, përgjigja është se në spital po nuk pagove vdes, por nëse pyet ata që marrin shërbim sot, përgjigja nuk është e njëjta. Në shumë raste kam marrë mesazhe nga njerëz të zakonshëm, të cilët kanë marrë një shërbim në spital janë të befasuar dhe nuk e kanë pritur të shërbeheshin me dinjitet dhe të mos u kërkonte asnjë lekë. Nuk ndodh kështu gjithmonë, por kjo do të thotë pa diskutim që investimet tonë nuk janë të mjaftueshme, përpjekjet që ne bëjmë për të çuar përpara reformën, themeli mbeteni ju dhe të gjithë atë që punojnë në këtë sistem.

Nëse do të bëja klasifikimin e peshës së gurëve të themelit, guri më i rëndë i themelit për të pasur një shërbim cilësor është infermierja. Shpëto një jetë dhe bëhesh hero, shpëto më shumë dhe je infermier, është një shprehje.

Në këtë sallë dhe jashtë saj mund të gjesh mijëra dëshmi të vështirësive për të mbijetuar, për të bërë detyrën pa qenë në presionin e tmerrshëm në punë dhe të pasigurisë që sot je e nesër nuk je më në punë dhe e zëvendësuar nga një kolege më e mirë, por nga një fillestare. Do të ndodh edhe më infermierët, kurrë më partinë nuk do të përcaktojnë më infermierët. Nuk do të vendosin kush rri në punë dhe kush ikën nga puna. Kjo është një garanci themelore për dinjitetin e punës tuaj”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për pagat e infermierëve, duke u shpreh se këtë vit do bëhet çmos që të rriten sërish pagat.

“Paga e sotmja është më e lartë se e djeshmja, por e nesërmja do të jetë shumë e lartë se e sotmja. Duhet të themi se nuk kemi bërë asgjë akoma nëse i referohemi të nesërmes. Vetëm nga ulja e taksës ju përfitoni sot një pagë më shumë. Këtë vit ne do të bëjmë çmos ta rrisim përsëri pagën tuaj. Sepse shumica juaj janë gra dhe kjo është një ndër faktorët, sa më shumë të rrisim pagat e grave, aq më mirë shkojnë punët në familje”, tha Rama.

Fjalën e tij Rama e mbylli: “Nëse Zoti do ishte në tokë do ishte infermier, nëse djalli do ishte në tokë do ishte në Parlamentin tonë!

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :