Data : 25 05 2018
KryeTitujt :

Rama në dilemë për ndërtimet mbi Teatrin Kombëtar

Projekti për ndërtimin e Tetarit të ri Kombëtar

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot projektin për ndërtimin e Tetarit të ri Kombëtar, duke folur për një partneritet mes Qeverisë-Bashkisë dhe një kompanie private. Gjatë prezantimit të godinës së teatrit të ri, të projektuar nga arkitekti danez Bjarke Ingels, Kryeministri Rama pranoi se, ai do të ndërtohet me Partneritet Publik-Privat (PPP) dhe se, kompania private që thonë se është paracaktuar, nuk do e bëjë këtë gjë për bamirësi, por duke marrë të drejtën të ndërtojnë në hapsirën publike pas godinës së TK.

Gjatë prezantimit që i la me gojë hapur (ose mbyllur) aktorët që iu bashkëngjitën kryeministrit në këtë shfaqe, ku u prezantua se si do të jetë edhe qendra tregtare që do të marrë si shpërblim firma ndërtuese (Foto lart, pjesa djathtas).

Por kryeministri garantoi ndjekësit e tij se, fillimisht kompania ndërtuese do të ngrinte teatrin dhe pastaj do të mendonte për hallin e saj, pra për qëndrën tregtare që duket në foto.

Rama tha se, kompania që do të ndërtojë këtë teatër në përfundim do e dorëzojë objektin në shtet, por ajo nuk do të falimentojë, por do të ndërtojë në pjesën tjetër të qendrës së re të Tiranës.

Prej disa kohësh është folur për ndërtimin e kullave shumëkatëshe në qendër të Tiranës, referuar planit të Kryebashkiakut Erjon Veliaj dhe Kryeministrit Edi Rama.

Fillimisht u fol për ndërtimin e një teatri me kullë, gjë që u deklarua edhe sot nga Edi Rama se nuk do të ishte mëkat.

Por kullat do të jenë rreth e rrotull Teatrit Kombëtar dhe kjo evidentohet edhe nga projekti që u paraqit për Teatrin e ri Kombëtar.

Image

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :