Data : 15 12 2018
KryeTitujt :

Qytetar nuk do te thote te jetosh ne qytet- Nga Albert Z. ZHOLI Jeta ekziston ne dy kufizime: Ne formen humane, ne kohe dhe hapesire. Hapesira eshte vendi qe ze njeriu, trupi i tij, persa kohe qe jeton. Sepse ne te kundert, nuk ekziston. Çdo kush duhet te respektoje edhe hapesirat e tjetrit. Jemi individ emocional, qe do te thote: te veprosh ne baze te ngarkeses emocionale.

Nga Albert Z. ZHOLI

Jeta ekziston ne dy kufizime: Ne formen humane, ne kohe dhe hapesire.

Hapesira eshte vendi qe ze njeriu, trupi i tij, persa kohe qe jeton. Sepse ne te kundert, nuk ekziston. Çdo kush duhet te respektoje edhe hapesirat e tjetrit. Jemi individ emocional, qe do te thote: te veprosh ne baze te ngarkeses emocionale.

Qytetar nuk do te thote te jetosh ne qytet, por menyra e te paraqiturit te vetes, menyra e te jetuarit, ajo e komunikimit. Kjo kerkon nje  kulture e cila, pasqyron dijen dhe sjelljen e kulturuar. Pra keshtu,”kulturohesh” qe nga veshja dhe menyra e jetes. Qytetar s’mund te jesh sa ve kemben ne qytet.
Duhen shume vite per tu njohur e adoptuar me kerkesat e qyteterimit, duke u zhveshur dale-nga dale nga jeta e mbyllur, duke mos u kenaqur me ato kushte ku ke jetuar, mjafton te jesh ne qytet. Kjo do te ishte shume e demshme per tere shoqerine tone, ne rrugen e zhvillimit dhe te emancipimit. Te gjithe e dime se diferenca qendron per shkak se mbi 65% e popullsise ka jetuar ne fshat, madje ne zona shume te thella, ne krahina te ndryshme te vendit. Dhe kjo pa tjeter qe ndikon, ose ngadalson ecurine e zhvillimit, ku  qytetet jane populluar edhe nga zonat me te thella, dhe qe pa tjeter qe do nje kohe per integrimin, ne nje shoqeri me te zhvilluar.
I theksova keto, per te kuptuar se sa e veshtire eshte te kuptohet “bashkjetesa”, e jo me te pranohet dhe te adoptohet, ku njeriun ta lesh te marre vete pergjigjesit permbi vete, nga cdo individ.
Ky shkrim le te jete edhe nje bashkebisedim, midis lexuesit, psikologut, kritikut dhe analistit. Me nje fjale nga njerez te zhveshur nga  mediokriteti, nga  njerez me kulture dhe te emancipuar. Kjo kerkon nje zhveshje nga jeta e nje shoqerie teper te mbyllur, ku brenda, ka edhe fanatizmin shekullor. Natyrisht kerkohet nje analize e thelle me pjesemarrjen e intelektualeve nga te gjitha fushat dhe te gjitha moshat. Ketu kemi te bejme me konceptin dhe botkuptimin njerezor e krijues,qe i perket shoqerise se sotme dhe asaj te ardhme. Jetojme ne nje epoke te re, me te civilizuar e te qyteteruar.
Jeta e njeriut eshte e gjate, dhe po aq edhe  e shkurter. Pikerisht ketu del edhe pyetja: A duhet hequr dore nga veprimet, apo krimet e shemtuara e mesjetare, ku njeriu trajtohej si kafshe?. A duhet sulmuar, dermuar e thermuar ajo qe ka munguar ne dashuri? Ne c’kushte ne shoqerine tone duhet ose mund te aplikohet “Bashkjetesa”? mos valle kjo forme ka  me pak DIVORCE ?
Njeriu nga vete natyra eshte krijuar per t’u futur ne fenomenet e zhvillimit shoqerore ne periudha te ndryshme kohore.
Zbulimi, trajtimi shpirteror e dashuror, eshte si SONDA, qe shpon ne thellesi per te gjetur mineralin e çmuar. Ne siperfaqe eshte vetem dhe…
Kur shpon thelle ne gjithe qenien shpirterore tek njeriu, gjen e trajton probleme, qe bashkon deshirat dhe ndjenjat njerezore, pasvuajtjeve.
Kjo ne varesi te zhvillimit shoqerore.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :