Data : 25 09 2018
KryeTitujt :

PS nis nga Elbasani aksionin me moton “E gjithë vëmendja tek njerëzit”, Balla: “Kundërshtari ynë i vetëm politik janë angazhimet tona”

PS nis nga Elbasani aksionin me moton “E gjithë vëmendja tek njerëzit”, Balla: “Kundërshtari ynë i vetëm politik janë angazhimet tona”

taul 1

Pas mbylljes së një procesi intensiv, siç ishte ai i “Llogaridhënies”, një proces i cili u zhvillua për herë të parë në Shqipëri nga një parti politike, tanimë nis një tjetër aksion, por që këtë herë do të drejtohet nga pushteti vendor dhe do të përfshijë çdo fshat e çdo lagje qyteti.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, së bashku me Kryetarët e Bashkive të qarkut të Elbasanit, deputetë e drejtues vendorë nisën nga Elbasani edhe procesin Kombëtar të hapjes së PS-së për këdo që është i gatshëm të kontribuojë për Shqipërinë.

Në fjalën e tij Balla i shpreh se prej ditës së sotme fillon një aksion i rëndësishëm i hapjes së PS, me moton “E gjithë vëmendja tek njerëzit” dhe PS e hapur për këdo që është i gatshëm të kontribuojë.

“Përsa i përket fushatës, për të cilën jemi mbledhur sot këtu, atë të hapjes së PS, unë dua t’i them çdo të riu e të reje që kanë bërë zgjedhjen e duhur për t’ju bashkuar forcës më progresive politike të skenës politike shqiptare, e cila gjatë gjithë historisë së saj është udhëhequr nga filozofia e vetëpërsosjes të pandalshme nëpërmjet hapjes ndaj të resë.

taul 3

Jemi e vetmja parti, që edhe pse jemi më e madhje, edhe pse jemi fituese në tre përballjet e fundit elektorale, gjithmonë gjejmë vend për të ndryshuar, për të përmirësuar strukturat dhe ata që janë ftuar të kontribuojnë sot për PS, do të jenë,jo vetëm pjesë e një kontributi, por sigurisht do të hyjnë në një proces përzgjedhës për listat e reja të kandidatëve për parlamentet lokalë.

Të jesh sot pjesë e PS do të thotë t’i shërbesh Shqipërisë.”,deklaroi Balla.
Gjithashtu Balla theksoi se mungesa e një kundërshtari të mirëorganizuar për zgjedhjet lokale të vitit 2019, nuk e bën PS komode, pasi kundërshtari i vetëm politik i saj janë angazhimet e marra para qytetarëve, të cilave do t’u qëndrojë deri në fund.

“Për ne është shumë e rëndësishme që javët në vijim udhëheqjen e kësaj fushate, të vëmendjes tek njerëzit, e merr pushteti vendor. Kryetari i Bashkisë, anëtarët e Këshillit, drejtuesit e bashkisë do të jenë në një tjetër proces dëgjesash, porshumë më kapilar se ai që zhvilluam gjatë “Llogaridhënies”, do të jetë në çdo fshat, në çdo bllok pallati, për të marrë shënim, apo për të ndrequr problematikat e komuniteteve.

Unë jam shumë i sigurt që në tre muajt e ardhshëm që do të zhvillohet ky aksion i rëndësishëm politik, pjesëmarrja edhe e Forumit Rinor Socialist edhe e Forumit të Gruas do të jetë efikase në funksion të mirëorganizimit të strukturave të PS.

Dua të nënvizoj, zgjedhjet vendore të vitit 2019 janë një objektiv shumë i rëndësishëm për ne si PS. Është e vërtetë që për fat të keq, ne sot nuk kemi një kundërshtar politik të mirëorganizuar apo të mirëpërgatitur, këtu në Elbasan, apo në të gjithë Shqipërinë, por për ne socialistët, kundërshtari ynë i vetëm politik janë angazhimet tona të cilave jemi të angazhuar 100% t’u qëndrojmë besnik.”, theksoi Balla.

Ndërsa kryetari i Forumit Rinor Socialist Elio Hyskja në fjalën e tij theksoi se në prag të zgjedhjeve lokale, edhe Forumi Rinor është angazhuar tërësisht duke rikonceptuar modelin e tij.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


2 + 7 =