Data : 15 10 2018
KryeTitujt :

Provokon Erdogan: Samit për Sirinë me Francën, Gjermaninë dhe Rusinë

Befason Erdogan: Samit për Sirinë në Stamboll më 7 shtator

Në fillim të shtatorit, Turqia planifikon të mbajë Samit me Francën, Gjermaninë dhe Rusinë, për të diskutuar lidhur me konfliktin sirian dhe çështje të tjera rajonale, kadekalruar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan në komentet e publikuara nga mediat turke, citohet të ketë thënë se ky takim pritet të mbahet në Stamboll më 7 shtator.

 

Lideri turk megjithatë, nuk ka dhënë detaje për çështjet që pritet të jenë në agjendën e këtij takimi, por ai ka thënë se Turqia do të vazhdojë dialogun me Rusinë edhe përtej këtij takimi.

Por nga ana tjetër, qeveritë në Moskë, Paris dhe Berlin ende nuk e kanë konfirmuar mbajtjen e këtij samiti.

 

Rusia së bashku me Iranin, mbështesin presidentin sirian Bashar al-Assad në luftën shtatë vjeçare në Siri, ku janë vrarë qindra mijëra persona dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Turqia, Franca dhe Gjermania, në konfliktin sirian mbështesin grupe të ndryshme rebele.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :