Data : 18 11 2018
KryeTitujt :

Protesta e opozitës, ja akset rrugore që bllokohen nesër

Protesta e opozitës,  ja akset rrugore që bllokohen nesër

Protesta e opozitës, foto arkiv

“Ju bëj thirrje që nesër të jemi masivisht sëbashku për të treguar se populli nuk nënshtrohet dhe e drejta do të triumfojë”,- tha Lulzim Basha, pas vendimit të marrë nga gjykata ku 11 nga 23 të arrestuarit për incidentet në Rrugën e Kombit do të vijojnë të qëndrojnë në burg. Thirrja e Lulzim Bashës në fakt e ka një plan konkret.

“Mapo” ka mësuar akset rrugore që do të bllokohen nesër dhe harkun kohor se kur.

Kush ka për të udhëtuar nesër, duhet të ketë parasysh se opozita në bllok e koordinuar me strukturat në degë do të bllokojë rrugën tek rrethrrotullimi i Bradasheshit, që gjendet në dalje të tunelit të Elbasanit, aksin e Vorës, kryqëzimin i Milot-Rrëshen dhe autostradën Lushnjë-Fier.

Akset sa më sipër do të bllokohen në harkun kohor 10.00-13.00 të ditës së nesërme. Për të konkretizuar këtë plan veprimi, Basha ka mbledhur në selinë e PD-së strukturat zyrtare.

Dy ditë më parë, pas mbledhjes së përbashkët PD-LSI, kryetari i opozitës, Lulzim Basha tha: “Hapësira e vetme për t’i qëndruar në krah qytetarëve është mosbindja qytetare dhe kjo nis që këtë jave, në krah të qytetarëve me mosbindjen qytetare.

Me refuzimin jo vetëm të taksës së Rrugës së Kombit, por çdo takse tjetër që ka rritur Rama dhe me të gjitha hapat, format, dhe mënyrat e mosbindjes qytetare si forma më e lartë e veprimit politik dhe qytetar kundër një klike”

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :