Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Pronat në Spille, Prokuroria e Kavajës nis hetimet për pasurinë e biznesmenit Karkinit

Pas skandalit të pronave në plazhin e Spillesë,  biznesmeni Idlir Karkini është i shpallur në kërkim, pasi është duke u hetuar nga Prokuroria. Sipas Prokurorisë, ka dyshime se investimi i kryer nga Karkini të jetë bërë me para të pajustifikuara, ndaj për këtë arsye, Prokuroria e Kavajës ka nisur dhe një verifikim pasuror për biznesmenin i cili privatizoi poligonin e qitjes, që për vite me radhë nuk u hipoteka dot nga Ministria e Mbrojtjes. Grupi hetimor do të kalojë në sitë të gjitha llogaritë bankare të Idlir Karkinit dhe familjarëve të tij. Për të zbardhur të vërtetën. do të krahasohen të ardhurat e deklaruara me ato që janë investuar për të bërë privatizimin e 110 mijë metrave katrorë tokë. Gjithashtu verifikime do të kryhen edhe në Hipoteka për identifikimin e pasurive të paluajtshme të biznesmenit. Karkini është përmendur edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një auditim të kryer në Ministrinë e Mbrojtjes në vitin 2015, si fitues i një tenderi për furnizimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e radarëve të ushtrisë, me vlerë 1 milion euro, edhe pse kompania e tij rezultonte se ishte vetëm një dyqan celularësh në Rrugën e Durrësit.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit