Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Prokuroria e Durrësit: Nuk ka materiale që klasifikohen si sekret shtetëror tek vjedhja

 Prokuroria e Durrësit: Nuk ka materiale që klasifikohen si sekret shtetëror tek vjedhja

Posta

Pas kërkesës  për informacion të mëtejshëm për grabitjen e materialeve, është përgjigjur Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrësit.

Prokuroria konfirmon ngjarjen, ndërsa thotë se nga përmbajtja e akteve të marra nuk cenohet hetimi për ndonjë nga çështjet dhe nuk ka patur materiale të cilat klasifikohen si Sekret Shtetëror.

“Lidhur me rastin ju informojmë që kjo ngjarje ka ndodhur sot rreth orës 10:30, ku punonjësi i postës së Prokurorisë Durrës ka qenë objekt i sulmit nga persona të pa identifikuar.

Po kryhen veprimet hetimore me përparësi për verifikimet e rastit, në bashkëpunim me Drejtorin e Policisë të Qarkut Durrës.

Duam të theksojmë se nga përmbajtja e akteve të marra nuk cenohet hetimi për ndonjë nga çështjet dhe nuk ka patur materiale të cilat klasifikohen si Sekret Shtetëror. Për momentin në mirëkuptimin tuaj për shkak të hetimit që po kryhet dhe sekretit te tij nuk mund të japim më shumë të dhëna”, mbyllet reagimi i prokurorisë

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :