Data : 25 04 2019
KryeTitujt :

Prezantohet pajisja që ajrin e shndërron në ujë të pijshëm

Imagjinoni sikur të mund të shuanit etjen nga uji që nuk është nga lumi, përroska apo ndonjë liqen, por që vjen drejt nga qielli i kaltër, nga ajri që ju rrethon ju. Mund t’ju tingëllojë si një rrëfim apo film fantashkencë, por në të vërtetë është realitet dhe këtë mund ta bëjnë tash e tutje pothuajse të gjithë.

2-17Teknologjia e re e zhvilluar nga kompania Watergen me seli në Izrael, këto ditë është duke u prezantuar  në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi. Por, si funksionon kjo makineri magjike që ajrin e shndërron në ujë: Gjeneratorit i ujit merr ajër nga ambienti me ndihmën e një filtri, e shndërron në vesë dhe e nxjerr ujin përmes kondensimit. Më pas uji purifikohet, mineralizohet dhe është i gatshëm dhe i sigurt për t’u pirë.Makineria GEN-350 e kompanisë Watergen mund të prodhojë afërsisht 600 litra ujë të pijshëm në ditë. Kjo pajisje ka një rezervuar dhe sistemin e trajtimit të ujit. Ndërkaq në Vietnam vend ky me lagështi të madhe të ajrit, makineria mund të ekstraktoj edhe më shumë ujë, pretendon presidenti i kompanisë Watergen, Michael Mirilashvili.

“Këtu në Vietnam, në tre lokacione ku kemi testuar teknologjinë, performancat kanë qenë edhe më të mira se që kemi pritur”, ka shtuar kreu i Watergen.

Një makineri më e madhe mund të ekstraktoj deri në 5 mijë litra ujë në ditë. Ajo është e dizajnuar për të furnizuar me ujë të pijshëm rreth 2,500 persona, dhe mund të instalohet në kulmin e ndërtesës dhe të lidhet drejtpërdrejt me gypat e ujit të instaluar nëpër ndërtesë.

Një gjenerator më i vogël Genny, mund të prodhojë ujë të pijshëm për shtëpi dhe zyra, pasi që ekstrakton nga 25 deri në 30 ujë në ditë. E gjitha çfarë i nevojitet kësaj makineria është infrastruktura elektrike, dhe ajo mund të instalohet kudo.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit