Data : 26 09 2018
KryeTitujt :

Presidenti Trump: Kemi caktuar kohën dhe vendin për takimin me Kimin

Presidenti Trump:  Kemi caktuar kohën dhe vendin për takimin me Kimin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se koha dhe vendi për takimin historik me liderin verikorean, Kim Jong Un është caktuar, edhe pse nuk ka treguar më shumë detaje.

“Tani kemi caktuar datën dhe lokacionin. Për këtë do të njoftoheni së shpejti”, u ka thënë gazetarëve Trump më 4 maj.

Më herët gjatë javës, Trump kishte lënë të kuptohet se ai dhe Kim mund të takohen në Zonën e Demilitarizuar në mes të dy Koreve.

Ndërkaq, si vende të tjera potenciale ku mund të mbahet ky takim janë përmendur edhe Singapori, Mongolia dhe Zvicra.

Përgatitjet për takimin kanë arritur momentum, që prej samitit të 27 prillit në mes të Kim dhe presidentit jugkorean, Moon Jae-in.

Ky takim është parë si lëvizje për uljen e tensioneve në Gadishullin Korean dhe arritjen e të paktën ndalimit të testimeve të armëve bërthamore nga Phenjani.

Trump po ashtu ka mohuar raportimet se ai ka kërkuar nga Pentagoni që të prezantojë një plan për tërheqjen apo zvogëlimin e forcave amerikane që janë të vendosur në Korenë e Jugut, duke thënë se një lëvizje e tillë “nuk është në tryezë”

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :