Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Presidenti Thaçi: Aspirata jonë anëtarësimi në BE

Presidenti Thaçi: Aspirata jonë anëtarësimi në BE

Hashim Thaçi në Shkup

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë sot në takimin e liderëve rajonalë,  i cili u mbajt në Shkup, në kuadër të procesit të “Bërdo-Brione”. Në këtë Samit kanë marr pjesë edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Donalt Tusk dhe kryeministri bullgar, Boyko Borissov, shteti i së cilit kryeson me presidencës e BE-së.

Në fjalën e tij, presidenti Thaçi ka thënë se ky Samit dërgon mesazh te të gjithë se rajoni ynë ka ndryshuar dhe se është shembull i zhvillimeve pozitive, duke përmendur organizimin e shumë takimeve rajonale në këta muajt e fundit.

“Të gjitha këto takime kanë bërë të qartë për të gjithë që sot, vendet e Ballkanit, komunikojnë, bisedojnë, dialogojnë, me njëra-tjetrën si mjet për të zgjedhur çështjet e hapura që kemi. Por edhe si mjet për të artikuluar qartë aspiratat tona për të ardhmen tonë”, ka theksuar ai.

Kreu i shtetit ka thënë se “Bërdo-Brione” ka shërbyer si një inkubator nga i cili kanë dalë shumë ide e nisma që pastaj kanë marrë forma të bashkëpunimit rajonal e më gjerë.

“Mbi të gjitha, këtu është konfirmuar nga të gjithë se aspiratë e jona e përbashkët është anëtarësimi i vendeve tona në Bashkimin Evropian. Ky anëtarësim do të thotë përcaktim për paqe të qëndrueshme, për stabilitet, për zhvillim, për prosperitet për të gjithë qytetarët tonë”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :