Data : 24 09 2018
KryeTitujt :

Presidenti Meta uron besimtarët katolikë për Pashkët

Presidenti  Meta uron besimtarët katolikë për Pashkët

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, uroi personalisht klerikëve e lartë të Kishës Katolike dhe besimtarët katolikë Festën e shenjtë të Pashkëve për më tepër shpresë dhe optimizëm në këtë ditë të ringjalljes së shpresës e ripërtëritjes së besimit në Zot dhe në vlerat e virtytet më të mira shpirtërore dhe rritjes së dashurisë për njëri-tjetrin.

 

“Duke ju uruar të gjithëve ‘Gëzuar Pashkët!’ Mbarësi për të gjithë ju e për familjet tuaja, jam i bindur se me besim te Zoti, por edhe me dashuri e solidaritet me njëri-tjetrin, më e mira do të bëhet!” , tha presidenti Meta gjatë vizitës në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës, ku u prit nga kryetari i Konferencës Ipeshkvore dhe Arqipeshkvi katolik metropolitan, Imzot George Frendo.

Duke nënvizuar mesazhin e rëndësishëm për t’iu gjendur sa më pranë shtresave në nevojë, presidenti Meta morën pjesë në drekën e shtruar në arqipeshkvi për personat me aftësi të kufizuara, duke ndarë me ta kremtimin dhe simbolikën e kësaj dite të bekuar.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :