Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Presidenti iranian, Hassan Rohani: Presidenti Trump po praktikon një luftë psikologjike

Presidenti iranian, Hassan Rohani: Presidenti Trump po praktikon një luftë psikologjike

Presidenti iranian, Hassan Rohani

Presidenti iranian, Hassan Rohani deklaroi sonte se do të diskutojë sa më shpejtë me evropianët, kinezët dhe rusët për të parë nëse këta mund të garantojnë interesat e Iranit, pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore iraniane.

Rohani gjatë një paraqitje në televizionin shtetëror iranian akuzoi presidentin amerikan, Donald Trump se po praktikon një luftë psikologjike.

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore iraniane, që e cilësoi si shkatërrimtare, si dhe njoftoi rikthimin e sanksioneve kundër Teheranit.

“Njoftoj sot se SHBA-ja do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore iraniane”, deklaroi ai gjatë një konference për shtyp nga Shtëpia e Bardhë

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :