Data : 21 02 2019
KryeTitujt :

Policia padit banorët e “Unazës së Re”

protesta-naten-4-675x450Banorët e Astirit në Tiranë kanë disa ditë që protestojnë e ndërsa ata protestojnë, policia ka paditur në prokurori disa banorë, të cilët kanë marrë pjesë në tubimet e zhvilluara në kryeqytet këto ditë.

Pretendimi i policisë është protestuesit  kanë kryer veprime të paligjshme. Një përfaqësi e banorëve janë thirrur në prokurori, të cilët e konsiderojnë padinë të padrejtë.

Prej 17 ditësh banorët që preken nga projekti për ndërtimin e Unazës së Re po protestojnë që banesat e tyre të mos prishen, ose ata të dëmshpërblehen me vlerën e tregut në masën 100%.

Në protesta, shpesh herë banorët kanë bllokuar edhe rrugën tek unaza por edhe tek rrethrrotullimi i doganes.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :