Data : 26 09 2018
KryeTitujt :

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona per vepra te ndryshme penale

 Gjatë ditës së sotme Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona per vepra te ndryshme penale. Policia ben me dije se ka arrestuar shtetasin Z. Demaj, 62 vjeç, banues në fshatin Sevaster.  “Arrestimi i tij është bërë i mundur pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shtetases Sh.D., 49 vjeçe”- shkruan policia.

Nderkohe qe nje tjeter person eshte arrestuar per drejtim mjeti ne mënyrë të parregullt.

“Ne pranga u vu shtetasi E. Kalemaj, 44 vjeç, banues në Vlorë”- njofton policia, duke sqaruar se: Shtetasi i lartpërmendur në rrugën Novoselë – Poro ka qenë duke drejtuar një kamion tip ”Iveco”, ku nga karroceria e kamionit ka rënë shtetasi E.H., 37 vjeç, i cili për pasojë ka mbetur i dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit