Data : 15 12 2018
KryeTitujt :

Poezi nga Vera Çato

Poezi nga Vera Çato

vera

 

 

 

 

 

Gjerësia e poetit

E gjerë bota e poetit,
i ngjan Galaktikës,
realitet i bënë ëndrrat,
vargu
e privilegjon…!
Lundron oqeaneve,
pasqyron çdo gjë,
shpirtin ngroh puhiza…
Kur sheh se ka prekur
çdo zemër,
shkronjat -kolanë argjendi,
përdorim i mirë i tyre
reflekton shkëlqimin…..
Zemra hyn në çdo skutë,
ku delegon muzën…
Ajo lundron e lirë,
lirinë ia jep poeti,
nuk ka asnjë ngjyrë,
racë e fe,
realitetin nuk e fsheh…
Pena e poetit
ndërton kurorë lulesh,
përshtat ngjyrimet e saj,
shpirtin e shndërron në nektar,
me të spërkat kurorën,
të mbesë e freskët gjithnjë…
Të bukura ëndrrat e poetit,
nuk e ndal zemra lundrimin…
Mirë e ka mësuar përpjekjen,
mundohet me gërmat,
të ngjasojnë ëndrrat me
realitetin,
bukur shkruajnë,
shkronjat rrugën….
Jo,kurrsesi,ndryshim
në kuotat e ditëve….

 

Syri të gënjen

Që të ecësh në jetë,
duhet me mendje të
shikosh,
syri të gënjen
shpesh gabon…

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :