Data : 15 12 2018
KryeTitujt :

Poezi nga Vangjelia Verori

Poezi nga Vangjelia Verori

vangjelia

 

 

 

 

 

 

Ta gëzojë kush e meriton

 

Të parët tanë,

Në shekuj me radhë kanë derdhur gjak,

Që trojet shqiptare t’i mbajnë gjallë…

U betuan për bashkim,

Puthën flamurin,e ngritën në himn…

E lidhën fjalën në besa-besë,

Për atdhe gjithkush të vdesë…

Para besës së burrit askush s’dorëzohet,

Para atdheut e flamurit,do të nderohet…

Liria me gjak fitohet e mbrohet!

Mbahet e gjallë edhe sot jehona,

Si u ngrit flamuri në trojet tona,

Krahë të fortë shqiponje i dhanë

Per bashkim kombëtar të Shqipes Amë….

Në Shesh të Flamurit amanet na e lanë,

Shqiponjë e flamur t’i mbajmë të gjallë…

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :