Poezi nga Seti Pezaku Vladi
Poezi *TANKA*
Don hardhia
lisit t’i kacavaret.
- Ku shkon?, – i thotë ai.
- Lart!,
pa mbështetje, s’ngjitem dot.
☆☆☆
Vjeshtë e mbrame,
mjegull, shi dhe zogj.
Nga pranvera
mbetet koka,
këmbët ecin para.
☆☆☆
Nisa fjalën pa udhë,
udhën nisa në terr.
Një qyqe malit vajton.
Kthehem me diellin
fshehur prapa globit.
☆☆☆
Këput era
filizat e pyllit.
Qan mali.
S’ka blerim
pa pranvera.
☆☆☆
Varfëri
bëhet jeta
pa buzëqeshje.
Me shkop në dorë
rrugën ka marrë.
Poezi *TANKA*
Don hardhia
lisit t’i kacavaret.
- Ku shkon?, – i thotë ai.
- Lart!,
pa mbështetje, s’ngjitem dot.
☆☆☆
Vjeshtë e mbrame,
mjegull, shi dhe zogj.
Nga pranvera
mbetet koka,
këmbët ecin para.
☆☆☆
Nisa fjalën pa udhë,
udhën nisa në terr.
Një qyqe malit vajton.
Kthehem me diellin
fshehur prapa globit.
☆☆☆
Këput era
filizat e pyllit.
Qan mali.
S’ka blerim
pa pranvera.
☆☆☆
Varfëri
bëhet jeta
pa buzëqeshje.
Me shkop në dorë
rrugën ka marrë.