Data : 11 12 2018
KryeTitujt :

Poezi nga PIRRO LOLI

12375962_1273810545967389_2280308649132280622_n

 

 

 

 

 

BALADA E HËNËS DHE E BILBILIT

( HOMAZH për Qazim Shemen)

 

Bashkë jemi larë lakuriq në një pellg lumi

Ti më derdheshe e gjitha në trup

e, majë blirit flakën e ndizje në fletë.

 

Dy të dashur flokëverdhë

 

Në samar të mushkës “hopa” hidheshim mbi shalë

Kur të lodhur ktheheshin nëpër gjurmë yjesh

E dehur

nata e digjte jorganë.

 

Lozonjare shket në të çara qielli

si sorkadhe e ndjekur nga një qen

për ty kokën pwrplasin yjet

e një bilbil gushëverdhë,

nga xhelozia u tret.

 

Push mimoze të përhimet në faqe

për një qerr ato diell në planet

dhe vdekja m’u bë flokëverdhë

zemrën ia hapa fletë fletë

 

Dhe kur nata mbyll kanatet

syri yt e çan tej përtej

miliona copëra thërrmohesh në bar

të artat zilka tringëllin gjeth më gjeth.

 

 

Ua ndeze gjirin leshverdhave, push floriri u site mbi vetull

Unë dehem i tëri në epsh,

ti kridhesh në det për të fjetur.

 

Dhe pres e pres, me sqep, një nga një i fik yjet e natës

gjersa ylli i mëngjesit troket

të më varesh në gardh të kopshtit

si kunave të të rivrasë ai buzë plasuri

që pret.

 

 

Princeshë e netëve të vona, Ç’pate me mua të zinë

me zilkat e arta që bredh?

Buza m’u tha për një puthje kristali

për një lule xane

ta var si stoli në xhaketë?

 

***

Përnatë e pi hënën si kininë

e mbushem me shafran e helm

I kthej gotat raki ballë

në qefinin e saj

përqafuar

të vdes.

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :