Data : 16 10 2018
KryeTitujt :

Poezi nga Mimoza Leskaj

Poezi nga Mimoza Leskaj

moza

 

 

 

 

 

Paqë!

Fjalë gërvishtur kryefund,
T’kurrur nën buzëqeshje buzësh
Në gjoksin që gulfon, dhimbja të shkund.

Paqë! Sa shkurt!
Ndoshta të lodhur në krijimin tënd
me pak fjalë, por shumë luftë.

Se di, në ke ekzistuar ndonjëherë
Qysh prej kohës kur njeriu u krijua
E vobektë mbete moj e shkretë,
… derë më derë, flokë lëshuar.

Megjithatë, një ditë ta kanë caktuar
Për një imazh të rremë, ndoshta,
e zgjodhën, për tët festuar

C’trishtim!
Tek vallëzon mes plumbash
Me buzëqeshjen e ngrirë!

Kërce!
Hidhja valles me shami në dorë
Sot dita ndërkombëtare e paqes
“kështu thonë”…
Hajt pra qesh, këndo festo,
Bëje të paktën sot!

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :