Data : 16 10 2018
KryeTitujt :

Poezi nga Izota Rexho Haruni

 

Poezi nga Izota Rexho Haruni

Izota-Rexho-Haruni-1-660x330

 

 

 

 

Ne, jemi puthur një herë, a e mban mënd?

 

Ne, jemi puthur një herë, a e mban mënd?
Thonë që nuk harrohet kurrë puthja e parë.
Ndjej dorën tënde t’më tërhiqte lehtë,
ndjej të tuat buzë, mbi të mijat zjarr.

Ne jemi puthur, një të vetmen herë,
Ishte hera e fundit… ishte hera e parë…

 

 

Natën deti djegë

Të shohë e nuk e di sa largë era shtyn sytë e mi,
Largë.. deri në infinit
Atje ku shikimi fillon e kurbohet, merr formën e lakuriqësisë tënde
Të ndjej mërmëritjen, gudulisjen e valeve,
Nuk ngopem
Si është e mundur të përpish gjithe këtë pafundësi e prap të jesh e uritur për zhurmën e shpirtit,
për thellësinë
Të dua ditën ,më mbush me hapësirë
Po natën!?
Natën në errësirë,
gjithë atë pafundësi e përqafon me krahet e erës e zhurmes i futesh në shpirt.
Natën ja ndjen ulërimat qorre,
ushqyer me dhimbjet e dallgeve që thyhen pa meshirë.
Natën të është futur i gjithi në shpirtit,
me zhurmën, me dallgët, shkumën, misterin,
me frikën, me ulërimat,
me ofshamat e diellit që vdes
Jashtë ka lënë vetëm magjinë.
Natën deti ndjell.
Natën deti djeg.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :