Data : 15 12 2018
KryeTitujt :

Poezi nga Hekuran Halili

 

Poezi nga Hekuran Halili

hekuran

 

 

 

 

 

 

Shtëpia e vjeshtës
(Nga cikli i pozive- Vjeshtë)

U nisa të gjej shtëpinë e vjeshtës.
I rashë pas erës së saj të ngrohtë,
Në një gjoks të bukur vajzëror u poqa,
Për pak u dogja.

U rashë pas gjetheve të rëna,
Milëra fjalë dashurish lexova,
Thashë të pa thënat.

Në pëllëmbë e mbajta shiun një ditë,
Shtëpinë e vjeshtës s’ma tregoi,
Më tha si lindin e vdesin dashuritë,
Syrin e shpirtin ma lotoi.

… Atëherë,
Me gjoksin vajzëror,
Me copëra gjethesh,
Me pika shiu e loti,
Shtëpinë vjeshtës,
Ja bëra në shpirtin tim.

Tani,
Unë dhe vjeshta,
Banojmë në një shtëpi…

-II-

Stinë Shtegëtimesh
( Nga cikli i poezive- Vjeshtë)

Është stinë shtegëtimsh,
por tani,
nuk shtegëtoj më.

Kryshtegëtari,
im atë,
Safeti,
në këtë Botë,
nuk është.

Ndaj,
në këtë stinë shtegëtimesh,
u bë kohë,
shtegëtoj vetëm qiellit,
me sy e shpirt,
mos shoh Atë….

Retë e bardha ,
i bëj dele.
Të zezat,
mushka,
ngarkuar me brruca e velënxë.

Për çoban,
nëse më pyesni,
përsëri Ai,
kryeshtegëtari,
im atë,
Safeti,
Çobani reve…

 

-III-

Vjeshta
(Nga cikli i poezive- Vjeshtë)

Ra dhe gjeth’ i fundit,
Me një vallëzim nazeplotë,
Me një lakore bredharake,
Fluturake,
Magjiplotë,
Nën ritmin e ca melodive vjeshtore,
Që Era dhe unë,
Ua këndojmë.

-Mengadale vallen – O,
Mengadale moj fletëverdhë…

Sa më pëlqen,
Në një stinë si kjo,
Në një rënie si kjo,
Lehtazi,
Si gjethi të bie…

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :