Poezi nga Dava Gjoka
SHTRINI DORËN E PAJTIMIT
Pajtohuni o vëllazën
Se sot kemi hidhërim
Ulni në tokë armët
Shtrijeni dorën për pajtim
Pajtohuni o vëllazën
Ulni përtokë armët
Se nesër kemi dasëm
Na e lanë amanet t’parët
Mosni pashë atë zot
Mos mbani hasmëri
Askush për jetë e mot
N’këtë tokë nuk do të rrijë
Mos u ndani vëlla me vëlla
Për asgjë mbi këtë tokë
Se një nënë lindur u ka
E mos ja lini sytë me lot
Mos i lini fëmijët ngujuar
Në kullat e ngujimit
Harroni hasmëritë që keni trashëguar
Shtrini pra dorën e pajtimit !
“SËMUNDJE E KEQE”
Telefoni ,”sëmundje e keqe”
Edhe prap s’rrimë dot pa të
Na ka kap si “zogun n’leqe”
Si t’ja bëjmë ?po m’thotë një zë..
Kur se kishim
Thonim keq
Kurse tash që e kanë të gjithë
Na është bërë dhe më përdreq
Sa herë dalim me shoqëri
Fjala është për t’pirë një kafe
Mendja n’telefon na rri
Dhe askush s’flet asnjë llafe
Dhe sa vjen kamarieri
Ne me vrap i kërkojmë foto
O ç’më gjeti ,thotë i mjeri
Për t’bërë foto s’po e kam kohën
N’telefon veç shpirt e zemër
Thua plasi dashuria
Kur takohemi drejtperdrejt
Pesë pëllëmbë,turinjtë mërzia
Tash po kemi dhe pretendime
Për të blerë telefon
Dua ta blej si shoqja ime
Se ajo e kish “Smartfon”
Si t’ja bëjmë o miqtë e mi
Hall ashtu e hall kështu
Çdo muaj duam telefon t’ri
Besoj ky hall ka zënë dhe ju