Data : 16 10 2018
KryeTitujt :

Poezi nga Bruna Gjoni Pervathi

Poezi nga Bruna Gjoni Pervathi

 

A ta kam than se t’kam shpirt..

b2

 

 

 

 

A m’ke nigju tu t’knu naten ku qajshe..
Tu t’perkund n’shtratin tan t’drujt..
M’lshoje zanin prej dursh me kapshe..
Du me t’shtrengu fort fort sa t’mujt

A m’ke nigju tu t’fol kur t’majsha n’bark
Se t’kam shpirt tim e te du fort..
Ja njashtu jam tu t’than prap..
Edhe pse t’kam larg e dot spo t’shoh..

A m’ke nigju tash si mdridhet zani..
I kena ndru shpejt rolet biri im….
Tash qaj un nga andrat ..nga malli..
Oh sa du nga ti t’vetmin perqafim..

A t$kam than se t’kam shpirt..??.
Po du me than tan diten e gjate…
Deri sa lotet t’me thahen n’qerpik..
Derisa fryma e funit t’m'nal

 

N’buzën teme t’kam kang

Ti m’je kang qi mi lag buzt me mushtin tan t’dal prej zemre
M’lazron si kingj i but mrena vathit tan t’rrethum me thupra gishtrinjsh
M’ con pertej bjeshkes ku dashnit lahen me uj t’kristalt
E m ‘va n’gjum me zanin e amal t’maleve (se ti vet je i nalt)

Ti m’je kang qi mi çel mjeset e neten mi ban t’çmenuna
M’ngroh me gjethe t’shelgut qe lshohen mbi shtatin tem t vogel
Me durt e tuja t’mdha m’mulon shpirt mos me mu ftoh
Se ti din me ma xjerr prej veni ,(kur m’sheh

Ti m’je kang qi muj me i k’nu te tana stinve kur t’zgjohem
Edhe kur t’ bjer shi do t’maj n’buz …..

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


6 + 7 =