Data : 11 12 2018
KryeTitujt :

Poezi mikste nga Përparim Hysi

45409970_2278210005743333_4938973401239781376_n

 

 

 

 

 

Gjatë jetës

 Çomanget e fatit ma trokshitën kokën

Por kurrë, kurrë nuk më përkulën
Ma çani zemrën dhe shihni sa e kam dashur botën
Sado që mbi shpirt shumë shtiza m’u ngulën.

Ja, të tillë e pata fatin gjatë kohës
Lufta e klasave si shpatë  mbi kokë
Dhe sot lëshoj  regëtima prej “ohës”
Se më luftonin fare kot.

Më merrnin si fajtor pa patur faj
(Xhaxhanë,- më thoshin,- e ke të pushkatuar!)
Dhe tani  më thoni a e kam kollaj
Që këtë padrejtësi për ta harruar?

 

 

 Nuk jam i trashë

      “Duhet të jesh i trashë që pret të rrosh me poezi”
                      Xhek London

Nuk jam i trashë,që pres të rroj me poezi
(Poezitë më dhimben dhe vlerësoj çdo shkrim)
E di që do vdes i varfër (pa plangë e shtëpi)
Por,po mbetën në sirtar, ky është pengu im.

Vetëm dua që të dalin në dritë
Lexuesi, mandej, atyre t’u vërë notën
Në të gjitha do gjeni timin shpirt
Dhe nga ato, me thinja e kam kokën.

Poezitë dhe shkrimet e mia si vezët e qyqes
Ashtu si qyqa “në foletë” e botës
As mos pyesni me si e qyshe
Tek e mbyll, regëtij  prej “ohës”.

Kjo  fjala jote

 Kjo fjala jote paska aq të fshehta

Sa jap e jap të gjej seç fshihet në të
Vërtet u mundova dhe tani që e”gjeta”
As fare mos prit që të ndahem më.

Se e”fshehta” jote mua diç më thotë
Në ma thotë me gojë, duket ashiqare
E shtrenjtë fjala jote,për mua: sa një botë!
Të ndahem nga ti, as mos prit fare.

 

Shikoj buzën

Shikoj buzën miturake që po çel si një burbuqe

Dhe më dukesh si zambake, mua, plakut, mbushur huqe
Tek hepohet buza jote, tek hepohet miturisht
I  harroj të miat mote,edhe sulem “djalërisht“.

 

Jam

Jam i ftohtë  siç është mospërfillja
Gjatë kohës u zbardha si bora
U zbardha si bora dhe nga koka u thinja

Si ashpër me sy më ka parë”koha”

Jam si një plaçkë e  vjetër
Që më nuk e vesh askush
Si unë,askush tjetër
Ky fakt me inat më  mbush.

Dhe zë më shtaret vetja
Aq veten e kam inat
Vërdall më vjen festja
Jam si mi i zënë në çarg.

 

Dua

Dua të  pi një gotë me qumësht mbi lëndinë
Atje,mbi lëndinën me bar të njomë.
Atje ku dikur,në fshat, kisha shtëpinë
Dhe aq m’u tek,sa malli po më blon.

Shtëpia ime më atje nuk është
Lopën time, me kohë, e hëngri ujku
Ah, moj mendja ime, gati ma bën”fësht”
Se brenda shpirtit tim  zë e ngjallet bujku.

 

 Sot jam si ajëri
Sot jam si ajëri dhe kam vendosur
Që të zë e të”kullos” azat
Se ende  nepsi i dreqosur
Fare nuk më lë rehat.

Çudi është se mosha shkoi
Por prapë gjaku është i nxehtë
Pashë një të bukur që kaloi
Dhe pas saj çapita lehtë.

I thashë asaj një fjalë në vesh
(se për kështu, unë jam”sojli”)
Kur ajo buzën çoi vesh më vesh
U morëm vesh… përse? Kuptohet tani.

 

Duke pritur “Godon”

Të gjithë,më duket,se presin”Godon”
Se secili e ka një të fshehtë
Ka që si unë e presin
Dhe as që e takojnë
Deri sa të vdesin…

 

 *   *    *

Dëgjova fëshfërimën e çapave me ngutë
Jo.Mos u largo! E bukur, nuk mund.
Nuk mund të të ndjek,se tani  jam plak
Ngadalësoj çapat veç sa të puth pak!

 

 Po të harrova, SHQIPËRI!!!
Po të harrova, moj SHQIPËRI,
Dheu hiç të mos më tresë.
Trupin të ma hanë qënë lukuni
Dhe fare nishan të mos më mbesë.

Shpirti të më shkojë në FERR
Si një djalë plangëprishës
Mos mbes për mua as erz dhe as nder
Të thonë që i ngjaja bishës.

 


 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :