Data : 23 09 2018
KryeTitujt :

Petrit Vasili: Sipas DASH, Shqipëria lavatriçe e madhe e pastrimit të parave

Petrit Vasili: Sipas DASH, Shqipëria lavatriçe e madhe e pastrimit të parave

 

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili komenton raportin e Departamentit amerikan të Shtetit në lidhje me Shqipërinë.

Ai shkruan se Amerika foli qartë, Rama e ka kthyer vendin në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave.

Sipas Departamentit të Shtetit, institucionet shqiptare janë inefektive në luftën kundër pastrimit të parave. Si rezultat paratë e pista në vend pastrohen lehtësisht.

Statusi i plotë:

Amerika foli: Kryeministri ktheu vendin ne lavatrice gjigande te pastrimit te parave te krimit.

Departamenti Amerikan i Shtetit foli qarte. Shqiperia eshte kthyer ne nje lavatrice gjigande te pastrimit te parave te droges,trafikut te qenieve njerezore,krimit te organizuar.

Kryeministri i zene per fyti nga krimi i organizuar e damkosi Shqiperine si vendi ku krimi ka kapur pushtetin politik te qeverise dhe ekonomine e vendit.

Ky kryeminister, qe ekonomine kombetare e shkaterron ne emer te pastrimit te parave te zeza te krimit KA VDEKUR POLITIKISHT.

DASH thote:

“Ndërtimi, vecanërisht në zonat bregdetare, projektet e biznesit dhe kumari janë metodat më më popullore të pastrimit të parave në Shqipëri”.

Sipas Departamentit të Shtetit, institucionet shqiptare janë inefektive në luftën kundër pastrimit të parave. Si rezultat paratë e pista në vend pastrohen lehtësisht.

Koha e ketij kryeministri ka mbaruar.

Ky eshte thjesht nje Genjeshtar Global qe eshte i sinqerte vetem me kriminelet.

Shqiptaret jane pa drejtim

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :