Data : 25 05 2018
KryeTitujt :

Petrit Vasili: Neni 491 ishte miratuar sipas një varianti të një komisioni

Ditën e sotme, neni 491 i Kodit të Procedurës Penale ka futur në sherr  kreun e Grupit të LSI, Petrit Vasilin me deputetët e PS-së, Ulsi Manjën dhe Vasilia Hysin.

Bëhet fjalë për nenin që flet për ekstradimin e të dënuarëve në Itali, për të cilin opozita ka hedhur akuza të forta ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se e ka ndryshuar për të shpëtuar vëllain e tij, Agron Xhafën.

Petrit Vasili, në një dalje për mediat tha se ky ndryshim është bërë që trafikantët e drogës të shpëtonin, ndërsa hodhi poshtë pretendimin e Manjanit se neni është konsultuar me të.

“Sot dy anëtarë të Komisionit të Ligjeve, Manja dhe Hysi u përpoqën t’i bëjnë alibi gënjeshtrës dhe mashtrimit të radhës. Së pari, çdo nen, çdo propozim që jep ky Parlament i propozohet komisionit parlamentar përkatës dhe për çdo nen, komisioni është i detyruar se si ky nen ishte edhe cili bëhet ndryshimi. Çfarë ndodhi me nenin 491? Ju e patë se si dy gënjeshtarë të pacipë, u treguan qytetarëve se neni ishte miratuar sipas një varianti të një komisioni. Pyetja është cila ishte varianti dhe cili ishte komisioni? Drafti ishte propozuar nga Vasika Hysi. Ata pranuan se ky nen nuk ishte hedhur në proceverbalin e punës së komisionit. Ndryshimi nuk u tha. U fut tinëz si një lojë emailesh.

Dëgjova me shumë kërshëri edhe gënjeshtrën e Ulsi Manjës, i cili për shkak të partizanllëkut delitant dhe provincial, është gati të shkatërrojë edhe reformën në drejtësi. Tha se u kemi dërguar email të gjitha ministrive. Unë kam qenë ministër Drejtësie dhe nuk kam marrë asnjë rast ku ne të themi po jemi dakord me këtë ndryshim. Nuk qe i zoti të nxjerrë qoftë edhe një rast të vetëm një miratim që Ministria e Drejtësisë në atë kohë kishte thënë “po”, tha Vasili.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


− 6 = 2