Data : 23 07 2018
KryeTitujt :

Përmbytjet dhe një këshillë për investimet në bujqësi

Përmbytjet dhe një këshillë për investimet në bujqësi

(Prof. Dr. Lush SUSAJ

Viktor Hygo ka thënë: “Nëse flas, unë jam i dënuar, nëse hesht, jam i mallkuar”. Duke heshtur përballë studimeve dhe strategjive fiktive, goditjeve dhe degradimit të vazhdueshëm të administratës dhe kapaciteteve menaxhuese, si dhe shpërdorimit të vazhdueshëm të investimeve dhe projekteve në bujqësi dhe mjedis, kemi arritur deri në këtë pikë ku puna, prodhimi dhe jetesa në Shkodër, në Nënshkodër, në Durrës dhe në të gjithë Ultësirën Perendimore të vendit po bëhët e pamundur. Të gjitha dëmët dhe fatkeqësitë që rendin njëra pas tjetres, kanë për bazë injorancën, hajdutërinë dhe keqadministrimin që vjen nga goditja e meritokracisë dhe mbushja e administratës dhe institucioneve me militantë, me kriminelë, me hajdutë, me hipokrit, me mashtrues e njerëz pa shpirtë e pa nderë.

Nuk ka se si shpjegohet ndryshe arroganca, heshtja dhe hipokrizia administrative e shtetërore përballë përmbytjes së plotë dhe për një kohë të gjatë të mbi 5000 ha tokë dhe të qindra banesave dhe bizneseve bujqësore dhe blegtorale në zonën e Nënshkodres, Lezhës, Durrësit, etj, dhe mungesës së një plani strategjik për parandalimin dhe përballimin e këtyre katastrofave të shkaktuara nga babëzia dhe ligësia e klaneve të politikes kriminale dhe antipopullore të këtyre 28 viteve. Nga përkulja përballë babëzisë së klaneve politike për para dhe pasuri dhe heshtja e gjatë përballë injorancës në menaxhment dhe fiktivitetit me studimet, me strategjitë dhe me investimet në bujqësi, energjitikë dhe mjedis, përjetuam përmbytjet e Nënshkodres në vitet 2010-2011, përseri në vitin 2013, përjetuam edhe përmbytjet e viteve 2016-2017 në Myzeqe dhe në Vlorë, etj. Nëse do të vazhdojmë që të bëjmë sehir dhe të heshtim përballë hajdutërisë dhe shkatërrimit të mëtejshëm të shtetit dhe kapaciteteve teknike dhe menexhuese të administratës dhe institucioneve, do të jemi përjetësisht të mallkuar e të gjunjëzuar nga përmbytjet dhe zjarret, nga krimet ordinere dhe politike, nga gangsteret e injorantët që uzurpojnë drejtimin dhe vendimarrjen, në këtë mënyrë do të bëhëmi këneta shoqërore dhe shëmbulli më i keq i rajonit dhe botës.

Që nga viti 2010, në vitin 2011, në vitin 2013 dhe pëseri tani gjatë gjithë dekadës së dytë të marsit 2018, banorët në Shkodër dhe në komuna, përjetuan vuajtjet, dëmët dhe udhëtimet jot ë zakonshme me varka dhe mjete rrethanore. Përjetuan dëmët e shkaktuara nga injoranca dhe nga keqadministrimi shtetëror dhe politik në bagëti, në të mbjella, në banesa, në trashegimi kulturore e deri dhe në jetë njerëzish. Përjetuan pasiguri, ankth dhe tmerr edhe pse jetojnë në njërin prej vendeve ma të bukura dhe më pjellore të Europës, që realishtë nuk ka asnjë rrezik real nga përmbytjet dhe as nga fatkeqësit natyrore, që gjith dëmin dhe vuajtjet ua ka shkaktuar dhe po ua shkakton shteti dhe politika e kapur nga krimi, nihilizmi, injoranca dhe hajnia mbi investimet dhe projektet që duhet të ishin adresuar dhe realizuar me kohë në argjinatura, në prita, në kanale kulluese dhe në sistemime bujqësore.

Në vitin 2010 filloj blerja masive e varkave në Shkodër, thuhet se janë përdorur 500, ndërsa këtë vit, numri i tyre duket se është trefishuar.  Në vitin 2010, përveq forcave të policisë, ushtrisë, pranë banorëve pati shkuar me helikopter edhe kryeministri i kohës Sali Berisha, bashkë me studjuesit, strategët shpurën idjote që gëzonte e ferkonte duartë për të tjera studime, strategji, investime e projekte nga të cilat nuk mbeti asgjë. Për fatin e keq edhe pas vitit 2013, shohim se është e njëjta sjellje e pabesë, është e njëjta mënyrë shpërdorimi dhe vjedhje, është e njëjta frymë përçmuese dhe nihiliste ndaj njerëzve të këtij vendi të begatë, është e njëjta lojë e mbushur me demagogji, fiktivitet dhe konspiracion që varfëron dhe largon njerëzit nga vatrat e tyre drejt kampeve të azilit.

Në asnjë rast nuk ka sulmuar as dhunuar natyra. Në të gjitha rastet kemi të bëjmë me gafa politike dhe me përgjegjësi njerëzore që filluan me zhbërjen e shtetit dhe me rrënimin e turpshëm të kapaciteteve teknike dhe intelektuale të vendit.

Në kushtet e Shqipërisë, asnjë pushtues nuk do të guxonte të rekrutonte dhe as të orientonte militantë dhe të përkdhelur politik për të zhgarravitur të ashtuquajturat strategji dhe studime të Fushës së Nënshkodres dhe Ultësirës Perendimore, të cilat u paguan shumë shtrejtë nga parat e bankës botërore e që nuk duhen për asgjë sepse janë bërë nga të paditurit që vazhdojnë që të qëndrojnë të patundur në skutat e korrupsionit dhe të konspiracionit nga ku buron vetëm varfëri dhe fatkeqësi e vazhdueshme.

Asnjë pushtues nuk do të guxonte të shkatërronte institutet dhe kapacitetet e projektimit dhe supërvizionit të veprave mbrojtëse, kulluese dhe ujitëse të Shqipërisë, ndërsa injorantët e politikës sonë, të diplomuar në Tetovë, tek Kristali, Vitrina, etj, nuk patën pikë mëshire për inxhinierët dhe as për specialistët e mirfilltë të hidrologjisë, mjedisit, bujqësisë, pyjeve, digave dhe as energjitikës.

Asnjë pushtues nuk do të fillonte çmontimin e Ndërmarrjeve të Kullimit dhe Ujitjes së rajoneve për t’i degraduar ato në shpërblime e kolltuqe për militantë dhe manipulues votash. Asnjë specialist apo mendje e shëndoshë nuk do e coptonte këtë aktivitet dhe strukturë nacionale e jetike për Shqipërinë në copa e struktura të vogla pa shpirtë dhe pa asnjë lidhje me kullimin, ujitjen, sistemimet, argjinaturat dhe pritat.

Shkatërrimi i strukturave teknike, teknologjike dhe entelektuale ka shërbyer vetëm për të vjedhur investimet, projektet për punë dhe vepra që nuk u ndertuan kurrë. Nëse do të pastroheshin kanalet në mënyrë skematike dhe integrale, kurrë nuk do të kishte përmbytje dhe as dëme. Nëse do të ruheshin nga ndertimet dhe do të thelloheshin shtretërit e lumenjeve, do të kishte argjinatura me lartësin e një mali e në asnjë rast nuk do mund të kishte dalje të tyre nga shtrati dhe as rrezik për pronat as popullsinë.

Në Shkodër nuk ka njeri që nuk e din faktin se thellimi i shtratit të Bunës, hapja e shtratit të Bunës dhe Drinit nga ngushtimet dhe ndertimet anësore, apo edhe ngritja e argjinaturave qoftë edhe me lartësin e Kodres së Kalasë deri në detin Adriatik, është plotësishtë e mundshme dhe ka një kosto shumë më të ulët se investimet dhe parat e adresuara e të hedhura në mënyrë të fragmentuar, kasten për t’i vjedhur e shpërdoruar nga klanet idjote që po demontojnë pa mëshirë institucionet, elitat dhe gjithë administratën dhe përvojën intelektuale, akademike e shtetërore.

Nëse bëhët një vepër e tillë, do të kushtonte shumë më pak se 100 miljon eurot që ka në plan të fragmentojë e të dhurojë AZHBR-ja për më pak se 5% të fermave të Shqipërisë e që do të kenë të njëjtin fat sikur ato që janë shpenzuar në vitet 2013-2017 e që pasuruan jo me shume se 16 apo 20 grumbullues perimesh (votash), që në fakt nuk shërbyen për asgjë.

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :