Data : 25 04 2019
KryeTitujt :

Përgjegjësia e politikës dhe protesta e studentëve si shenjë demokracie

Përgjegjësia e politikës dhe protesta e studentëve si shenjë demokracie

Albert Z. ZHOLI

Sot ishte dita e 8 e protestës së studentëve, një protestë që tashmë pati efektin domoino në gjithë Univesitetet shqiptare në qytetet kryesore të vendit. Lind pyetja: Pse dhe si lindi kjo protest massve? Pse qeveria u gjend e befasuar? Sa të drejta janë kërkesat e tyre? Pse pikërisht tani qeveria kërkon të ulet  për bisedime kur problemet diheshin? Edhe protesta e radhës e studentëve filloi para Ministrisë së Arsimit por njëkohësisht edhe para parlamentit ku ishte vendosur vetëm mazhoranca.
Në ditën e 8 të protestës, studentët kanë deklaruar se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre dhe se protesta nuk ka asnjë lidhje me politikën. Madje ata shmangin çdo dialog me kryeminsitrin derisa të plotësohen kërkesat.

Studentët shprehen se nuk pranojnë asnjë negociatë pa u plotësuar të gjitha kërkesat e tyre. Deviza e tyre: “Protesta do vazhdojë, s’do ketë tërheqje. Do vazhdojmë deri në grevë urie”. Çfarë mësimi i jep politikës në përgjithësi dhe kësaj qeveria në veçanti kjo protestë?

Duket sikur studentët tashmë të përballur me formësimin e qytetarit shqiptar në dhënien e votës,duhet tu mësojnë dhe politikanëve se gjatë qeverisjes duhet të kenë parasysh triptikun e lashtë grek se:

 

1-Qeveritë qeverisin me ligje, 2-Qeverisin njerëz, 3-Qeveritë janë të përkohshme. Zhvillimet e fundit në Azi dhe Afrikë kanë treguar që popujt që kanë jetuar dhe në diktaturat më të egra vjen një moment dhe reagojnë. Ata flakin tej ankthin, trysninë, frikën, dhe dalin në beteja për të fituar lirinë. Ngjarjet në Irak, Iran, Egjipt, Tunizi, Siri dhe së fundi në Francë, tregojnë qartë se popujt ndërgjegjësohen, për të drejtat dhe liritë e tyre dhe pse me vonesë. Koha gjithmonë do të perceptojë ngjarje, ide dhe njerëz, të cilët do të inkurajojnë civilizimin dhe demokracinë dhe pse jetojnë në vende të tilla të sipërpërmendura.

Për mënyrën e fitimit të demokracisë, për mënyrën se si njeriu formaton lumturinë, për mënyrën se si një popull përcjell votën dhe mendimin e tij në qeverisje, filozofë të ndryshëm kanë ide të ndryshme, por që konvertojnë në një pikë-demokracia endet kudo, varet kur e përqafon.

P.sh, filozofët e mëdhenj anglezë Xheremi Bentam e Xhon Stjuart Mill treguan një interes tepër të madh, filozofik, për problemet e shoqërisë njerëzore qysh në shekujt e XVIII e XIX. Ishin vitet kur demokracia në shumë shtete të Europës nuk ishte konsoliduar. Parimi i lumturisë së njerëzve çoi në mënyrë të pashmangshme të gjithë utilitaristët në analizën, se si duhet të lidhet individi me qeveritë.

Bentami tregohej mjaft i vendosur në besimin e tij se demokracia përbënte kurën më të mirë për të këqijat shoqërore, përderisa në të, interesat e sundimtarëve dhe të të sunduarve janë të njëjta. Të paktën teorikisht, sundimtarët janë vetë të sunduarit. Por, Milli nuk kishte të njëjtin besim për demokracinë.

Ndonëse binte dakord se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes, ai shkroi, në esenë e tij “Për Lirinë”, rreth disa rreziqeve që pashmangërisht trashëgohen nga forma demokratike e qeverisjes. Paralajmëronte se vullneti i popullit: si vullnet i shumicës bën plotësisht të mundur që shumica të shtypë pakicën. Përveç kësaj, në demokraci ekziston “tirania e opinioneve”. Opinionet në një vend demokratik janë aq të shumta sa nuk din se kujt ti besosh. Madje brenda të njëjtës ngjarje janë aq të shumta opinionet, sa shpeshherë i largohen së vërtetës dhe besueshmërisë. Kjo po tregohet dhe në vendin tone…Lërini studenë jashtë opinioneve dhe ngarkesave politike, ata dinë vetë çfarë kërkojnë…

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :