Data : 14 12 2018
KryeTitujt :

- Për mua “censurë” ndaj tyre le të jetë koha.

Flet aktorja Merita Dabulla

- Për mua “censurë” ndaj tyre le të jetë koha.

Unë mendoj se çdo film, çdo rol çdo dramë, çdo komedi duhet tja lëmë kohës nis duhte të shfaqet apo jo. Koha është ajo që jep vlerësimin. Koha bën diferencimin dhe të jep notën e saktë. Të mos kemi censurë të rreptë.  Filmat shqiptar janë historia e vendit tonë. Ato nuk mund të hiqet me një  të rënë të lapsit. Çdo njeri në jetë ka historinë e tij që në fund bën bilancet, këtë e bëra mirë këtë e bëra keq. Çdo lloj filmi  ka ose paraqet një pjesë të historisë në një moment të caktuar. Tërë  ato që jepen në filma tregojnë jetën në një kohë të caktuar, paçka se mund të ketë dhe teprime, dhe lustra dhe thirrje “Partia, partia” apo dhe ideologjizma të tepruara. Sigurisht nga këto ka pasur, por nuk përbëjnë thelbin, të tërën masiven, të prekshëm. Jo, ato janë pjesë e vogël e një filmi.  Aty është pasqyruar jeta, koha, qyteti, hallet problemet, shqetësimet, arritjet, tronditjet e shoqërisë. Psh marrim filmat “Duel i heshtur? Apo “Fillrojtësi”, ato janë pjesë e asaj shoqërie, e asaj periudhe historike. Ato ishin ngjarje reale, ngjarje të ditës. Nuk mund ti mohosh. Fillrojtësi ishte një e vërtetë dhe nuk doli kot si hero. Heronj ka çdo epokë, çdo kohë. Edhe sot e kësaj dite ka heronj, dhe ata lindnin në sajë të punës, përpjekjeve, dëshirave, synimeve dhe kërkesave që kanë ndaj vetes dhe shoqërisë. Njerëzit kanë pasione, intuitë por dhe dashuri për vendin e vet. Në të gjitha kohët kanë dalë heronj nga vendi ynë. Edhe një libër që bëjmë  përcjell një histori të caktuar në vend dhe në kohë. Ahere duke hedhur poshtë filmin ne duhet të hedhim poshtë dhe librat. Shumica e filmave nga librat kanë dalë si skenarë, athere i bie që të hedhim poshtë krijimtarinë e Ismail Kadaresë, të Dritëro Agollit. Përpos këtyre duhet të hedhim poshtë dhe muzikën e atij filmi, edhe kompozitorët. Sot bëhen filma për Duçen për Hitlerin dhe nuk ndalohen. Jo, nuk ndalohen se njeriu duhet të njihet me të mirën dhe me të keqen dhe pastaj  i bën vetë dallimet, i bën vetë seleksionimet. Bota i ruan këta filma i ruan madje me shumë kujdes pasi është historia, tradita, kultura e një kombi. Ne sot nuk e kemi pranë Fan Nolin, por nga filmat dokumentarë të saj kohe zëri i tij vjen i fuqishëm dhe i gjallë dhe sot. Nqs s’do të ishin këta filma dokumentarë vallë a do ta dëgjonim zërin e tij? Jo! Kushdo që ka qenë në Greqi, ka parë filma që kanë të bëjnë dhe me Partinë Komuniste, kjo nuk do të thotë që ai ajo do të përqafojë atë ideologji. Përkundrazi duke i parë bën dallimet, bën seleksionimet. Kështu duhet bërë dhe për filmat tanë, pa censurë. Për mua “censurë” ndaj tyre le të jetë koha.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit