Data : 27 05 2018
KryeTitujt :

PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar për ndryshimet statutore

 PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar për ndryshimet statutore

Selia e PD

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike nesër pritet të mblidhet  për të vendosur në lidhje me ndryshimet statutore.
Mbledhja pritet të nisë nga ora 18:00, ndërsa drafti me ndryshime pritet të jetë gati në Kuvendin Kombëtar që do të mbahet më 28 dhe 29 prill.

PD ka ngritur një grup pune që do të merret me ndryshimet statutore, ndërsa brenda partisë ka zëra që shprehen se qëllimi i vetëm është përforcimi i pozitave të kryetarit Basha.

“Të përjashtuarit” kanë paraqitur propozimet e tyre, ndërsa pritet të diskutohet edhe propozimi i bërë pak kohë më parë nga Basha për një kryetar me mandat 2 vjeçar.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :