Data : 19 08 2018
KryeTitujt :

PD-LSI “pushtojnë” foltoren, Ruçi kaloi në votim duke shmangur diskutimet

E pazakontë! Për 2 orë me radhë parlamenti shqiptar ofroi te njëjtën pamje. Njeri pas tjetrit deputetët e PD u ngriten ne foltore e sa here qe kreu i kuvendit Gramoz Ruci tu ndërpriste fjalën, opozita çohej në këmbë e bllokonte foltoren.

Pastaj skenari ka qene i njejte, me nderprerjen e seances fjalimet e deputeteve demokrate u transmetuan në rrjetet sociale.

Pas 3 ndërprerjesh mazhoranca kaloi ne votim duke shmangur diskutimet per rendin e dites

Në mesdite procesi i votimit perfundoi dhe sipas socialisteve, opozita deshtoi sërish të bllokonte parlamentin.

Por ndryshe nga heret e tjera opozita vazhdoi të qëndronte në sallën e seancave plenare. Kreu i PD, Basha zgjodhi te mos diskutonte ne sallen qe zoterohej nga opozita, por ishte Sali Berisha ai qe denoncoi lidhjet e krimit me qeverine kete here pa asnje kufizim ne kohe.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :