NEKI HASKOÇELA.-shkrimtar
Historia e derimësotme njerëzore tregon se ka qënë histori luftrash, të tmerrshme, të përgjakshme, pushtuese e çlirimtare,civile e religjoze, vëllavrasëse e hakmarrse, ku pozicionet dhe pjesmarrja në to si dhe interesat që janë përfaqësuar nga palët në këto luftëra gjatë shekujve kanë formuar edhe kuptimin e fjalëve patriot dhe tradhëtar. Sigurisht këta që marrin këto cilësime janë pjesë e një etniteti kombëtar e shtetërorë sidomos kur kemi të bëjmë me tradhëtin ndaj Atdheut e cila është dhe shkalla më e larte e tradhëtis por jo vetëm, duke qënë se tradhëtia ka të bëjë më së pakti me mungesën e besnikërisë në këtë kuptim ajo merr shumë mbiemra si tradhëti ndaj shokut tradhëti ndaj mikut tradhëti bashkëshkëshortësh tradhëti ndaj idealit etj. Në tërë këto llojë tradhëtish të shkallëzuara historikisht ajo më e rënda më e dëmshmja më e pa falshmja është tradhëtia ndaj atdheut dhe kombit tënd. Shqipëria dhe shqipëtarët duke qënë njië vëndë dhe popull i vogël me resurse dhe interesa të mëdha e të lakmuara strategjike i është dashur që të bëjë përherë luftra të drejta e patriotike në historin e tij për të siguruar me sakrificë mbijetesën si komb dhe më von si shtet dhe ja kanë dalë deri në ditët e sotme falë një ndjenje shumë të lartë patriotike të Shqiptarëve . Po tani? Tani diskutojmë për patriotizmin si një gjë të tejkaluar si një arkaizëm që i përket folklorit dhe për tradhëtin si një gjë qesharake e pa rëndësishme dhe që nuk duhet përmëndur seriozisht në një kohë kur Amerikanët në emër të patriotizmit amerikan dhe interesave të tij luftojnë në të gjith botën. Këto diskutime bëhen tani në një sistem të ashtuquajtur demokratik ku vlerat sipas tij duhet të marin shkëlqimin e tyre real të kohës dhe vëndit që kanë lindur dhe vepruar, mirpo të ashtuquajturit historianë tani po u ndërrojnë vëndet gjërave duke bërë patriotët tradhëtarë dhe tradhëtarët patriot. U mbush Shqipëria me të persekutuar bile të habisin ata që dalin në krye të tyre duke nxjerrë lloj-lloj dokumentash ndofta të pa identifikuara dhe zyrtarisht e ksaj I thonë ”Shyqyr që u martua Çeçua……” Nënë influencën e këtyre ndikimeve por edhe me plot dëshirë ish presidenti ynë i nderuar nderoi pa hezituar në bllok ballistët si patriot, që e shumta e veprimtarisë së tyre në ”dobi” të atdheut ka qënë vetëm, se binjakëzuan armët me pushtuesin për të luftuuar kundra partizanëve në një bashkëpunim të ndërgjegjshëm me ta deri në fund dhe pas fundit. Në këtë rast ish presidenti më e pakta bëri rolin e atij që hedh një gur në pellg dhe më e shumta ka dalë ashiqare kundra vlerave të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Në traditë dhe historikisht Patriotizmi është vlerësuar si një Dekoratë e përjetshme Nderi,Lavdie dhe Krenarie e merituar për shërbime dhe sakrifica të larta deri në vetmohim në mbrojtje të Lirisë, të Pavarësisë dhe zhvillimit të Atdheut dhe Popullit tënd, Ndërsa e kundërta tradhëtia është vlerësuar si një Damkë e Zezë dhe e përjetshme TURPI e merituar për shërbime të këqia në dëm të Liris ,Pavarësis , të zhvillimit të Atdheut dhe popullit tënd ndaj është i përbuzur , urryer dhe dënuar. Këtu ato ndahen duke i krahasuar ose ballafaquar se sa i vlefshëm është veprimi a mos veprimi i seicilit në momentin që ndodh në të mirën a në të keqen Atdheut dhe Kombit tënd. Sipas shkallëve në luftëra tradhëtari është pushkatuar në paqe zakonisht është dënuar me burg dhe në opinion është plotsisht i diskredituar. A mos e tepërojmë duke e vlerësuar shumë Patriotizmin si një vlerë që shkëlqen përjetsisht? Unë mendoj se jo se gjithë hapsirat që zinte patriotizmi në jetën dhe zhvillimin shoqëris, si në edukim, në shkollim, në mbrojtje e tjera, në rastin më të mirë tani kanë ngelur bosh ndërsa në rastin më të keq i ka zënë ç’patriotizimi me ritme të shpejta dhe agresiv i shoqëris. Në qoftë se ne sot egzistojmë si shtet dhe si komb duhet ti falemi shpirtit patriotik të shqiptarëve i cili në shumicë e ka në ADN e tij që kurse ka lindur. Nuk duhet harruar kurrë se Patriotizmi dhe tradhëtia janë në luftë të përjetëshme , të egër dhe të pa pajtushme me njëri tjetrin duke shkaktuar edhe tragjedi të shumta se kush do të fitojë në këtë luftë dhe që pa tjetër është shpirti patriotik i popullit ai që fiton se i thotë të bardhës të bardhë dhe të zezës të zezë. Sot është detyrë e ligjvënëseve që në në kuadër të ndryshimeve kushtetuse duhet që pa tjetër të gjejnë një pasqyrim ose një përcaktim me të definuar jo vetëm moral por edhe ligjor të shprehura kushtetutshmërisht për të dya cilësimet si për patriotizmin dhe tradhëtinë të ndara qrtësisht për të mos u ngatrruar dhe zvendësuar njeri tjetrjn si pa dashje me dsashje Baza për këtë janë vargjet e himnit të Flamurit Kombëtar që janë sintezë e historis tonë mijra vjeçare që na bëjnë të emocionohemi dhe të ndihemi krenar mes kombeve të tjera të qytetërua dhe sa herë që i dëgjojmë na karikojnë me doza të forta e të pa shlyeshme patrotizmi . Rreth flamurit të përbashkuar / Me një dëshirë me një qëllim/ Të gjithë atje duke u betuar / të lidhim besën për shpëtim/Nga lufta veç ai largohet/ Që është lindur tradhëtor/ Kush është burrë nuk frikohet / Po vdes, po vdes si nj dëshmor. Kaq duhej të dinin dhe të mësonin për të respektuar historinë e popullit dhe kombit të tyre Presidntët tanë dhe jo vetëm do të ishin të nderuar per vehte por edhe do të kishin kursyer kushedi sa dekorata e medalje të shpërndara si lodra fëmijësh nga babagjyshi i vitit të Ri gjat karierës së tyre . Por më mirë von se kurrë thotë populli. Le të shpresojmë që edhe Presidentët të nderojnë dhe respektojnë historinë e popullit dhe kombit të tyre