Data : 21 02 2019
KryeTitujt :

Partizani ka triumfuar, dopieta e Hebajt zhyt Tiranën në krizë

39022544-88c4-4b13-9d5e-724ead074524 Në sfidën e djeshme, skuadra e Skënder Gegës ka triumfuar me përmbysje 2-1 në derbin e kryeqytetit përballë Tiranës. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa vendin e tyre e morën kartonët, ku arbitri akordoi 5 të tillë, 2 për Partizanin dhe 3 për Tiranën.

Pjesa e dytë nisi furishëm për Tiranën, pasi në minutën e 50’  djali i presidentit, Grent Halili shënoi për bardheblutë duke zhbllokuar shifrat në 0-1. Gëzimi në radhën e Tiranës në “Selman Stërmasi” nuk zgjati shumë, pasi Rubin Hebaj shënoi golin e baraspeshës teksa po luhej minuta e 66’ e derbit të kryeqytetit.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :