Data : 22 06 2018
KryeTitujt :

Partia Demokratike:Kryegjykatësi Edi Rama liroi mikun e tij Mark Frroku

Partia Demokratike reagoi pas lirimit nga burgu të ish- deputetit, Mark Frroku.

 

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat thuhet se lirimi i ish deputetit të akuzuar për vrasje Mark Frroku është prova më e re se drejtësia është plotësisht nën kontrollin e Edi Ramës dhe kupolës së tij mafioze.

“Kryegjykatësi Edi Rama liroi mikun e tij Mark Frroku duke vepruar njësoj si me vëllain e tij vrasës të kryekomisarit, Arben Frroku.

Lirimi i Mark Frrkut, familja mafioze Xhafaj, kompromentimi i hetimeve për Saimir Tahirin, kapja e plotë e prokurorisë janë fundi i shtetit ligjor në Shqipëri!

 

Në këto kushte i vetmi që mund të japë shpresë është populli. Ka ardhur koha që njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët nuk duan të sundohen nga krimi, të marrin në dorë fatin e tyre. Ose qeveria mafioze e Edi Ramës, ose Shqipëria. Të dyja bashkë nuk mund të zgjasin më!”, thuhet në reagimin e PD-së.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :