Data : 21 02 2019
KryeTitujt :

Parashikimi i motit 21 Nëntor

shiu

Mbetemi nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme në të gjithë vendin duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent që në orët e para të mëngjesit.

Më të dukshme shirat paraqiten në zonat jugperëndimore të Shqipërisë. Pasditja dhe nata sjellin dobësim gradual të reshjeve të shiut në të gjithë territorin e vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme duke ruajtur vlera konstante nga 2 deri 20 °C.

Era do fryjë mesatare në toke dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :