Data : 21 02 2019
KryeTitujt :

Osho, thënie për të reflektuar thellë…

Thëniet e Oshos flasin për dashuri, ndërgjegje dhe rritje personale. Janë një dhuratë për këdo që dëshiron të reflektojë, të vërë pikëpyetje dhe të shkojë përtej asaj që duket.

Osho ishte një filozof spiritual, një guru indian dhe orator i madh. Një pjesë të madhe të jetës ia dedikoi mbajtjes së fjalimeve në të gjithë Indinë. Kaloi kohë edhe në SHBA, ku themeloi komunitetin me emrin Rajnishpuram. Megjithatë, disa prej veprimeve të tij nuk i shpëtuan kritikave dhe polemikave.

Ata që e njohën e quajtën një revolucionar. Një njeri në gjendje të hidhte poshtë bindjet më të thella të shoqërisë së tij. Falë karizmës dhe aftësive në oratori, ishte në gjendje të kishte mijëra ndjekës dhe t’u transmetonte atyre mënyrën si e shihte jetën dhe vdekjen.

Ai shkroi një sërë librash spiritualë, mes të cilëve Libri i Sekreteve, Me ty dhe pa ty, dhe Meditimi dinamik. Padyshim që na ka lënë një trashëgimi të madhe, që sot mund ta kujtojmë me disa prej thënieve të tij më të mira.

downloadDashuria është të dish të vlerësosh

Të dashurosh do të thotë të dish të japësh krahë, jo zinxhirë. Eshtë koncepti i dashurisë i Oshos. Nëse e kufizojmë partnerin, nëse i kërkojmë të sillet në një mënyrë të caktuar apo të ndryshojë, nuk do të jetë më ai apo ajo që duam. Do të humbasë thelbin dhe do të bëhet kush nuk është. Duhet të respektojmë të tjerët dhe të pranojmë natyrën e tyre.

“Nëse e do një lule, mos e këput. Sepse nëse e këput, ajo vdes dhe pushon së qëni ajo që doje. Nëse e do një lule lëre të jetojë. Dashuria nuk është të zotërosh; dashuria është të dish të vlerësosh”.


Të maturohesh do të thotë të pranosh përgjegjësinë e të qënit vetvetja

“Ji vetvetja. Mos kërko kurrë të jesh ndryshe, kështu mund të piqesh. Maturimi është pranimi i përgjegjësisë së të qënit vetvetja, cilado qoftë kostoja”.

Eshtë një prej frazave të Oshos, për t’u mbajtur gjithmonë parasysh. Të jesh si dëshirojnë të tjerët nuk do të thotë të piqesh, por të pëlqehesh, të kërkosh miratim dhe në fund, të gënjesh veten.

Njeriu i pjekur e pranon veten dhe, mbi të gjitha, është përgjegjes për veten në të gjithë kuptimet. Nuk bën rolin e viktimës, por të protagonistit dhe vepron sipas kësaj. Nuk pret që gjërat të ndodhin, por nis rrugëtimin për të ndërtuar fatin e tij. Nuk injoron as gabimet e veta, por i sheh si një mundësi për t’u rritur.download (1)

Gëzimi, si prioritet në thëniet e Oshos

Osho e konsideronte themelor gëzimin, për të patur një jetë të plotë. Megjithatë, nuk fliste për një gëzim sipërfaqësor dhe material, por atë që vjen së brendshmi, nga ndërgjegja. Një ndjesi që buron nga vlerësimi i gjërave të vogla dhe mrekullive që na rrethojnë përditë.

Kërkonte ndryshimin, në vend të apatisë dhe vuajtjes. Shprehjet e tij nxisin të dalim nga zona e rehatisë, për të gjetur vendin tonë në botë dhe të vetëpërmbushemi.

“Gëzo! Nëse nuk arrin të gëzosh me punën tënde, ndryshoje. Mos prit!”

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :