Data : 24 05 2018
KryeTitujt :

OSHEE denoncon për vjedhje të energjisë elektrike

OSHEE denoncoi 14 qytetarë shkodranë për vjedhjen e energjisë elektrike përmes skemës: Furnizim me linje te dyte, rilidhje e paligjshme, pa kontrate, vjedhje. Abonentët e proceduar jane kryesisht nga Shkodra, pjesa e ish-komunave, si dhe dy raste saktësoi kompania, i takojne Lezhës.

Abonentët janë Ruzhdi H, Lazër V.N, Gjok P, Gjon L, Mark M, Bejto H, Mantho K, Altin N, Gjek V, Ndue B, Avdyl I, Ndue P, Çime K, Gjyste K.

“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike shpreh vendosmërinë për të mos toleruar asnjë rast të vjedhjes dhe abuzimit me energjinë elektrike. Çdo konsumator i cili për arsye të ndryshme ka neglizhuar në të shkuarën pagesën e energjisë duke akumuluar borxh të konsiderueshëm, ka mundësinë që të përfitojë nga skemat lehtësuese të shlyerjes së detyrimeve me këste mujore”- njofton OSHEE.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit