Data : 25 05 2018
KryeTitujt :

Opozita; Që nesër të nisin protestat deri në rrëzimin e Fatmir Xhafës

Përfaqësuesit e opozitës, gjatë ditës së sotme në komisionet parlamentare nuk lejuan të punohej sipas rendit të ditës pasi kërkuan që fillimisht të dorëhiqet ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj pas publikimit të audios së vëllait.

 

Ndërsa gjatë mbledhjes së grupit të PD-së është marrë vendimi që nesër të nisin protestat deri në rrëzimin e Fatmir Xhafës.

Gjatë takimit që kreu i PD-së Lulzim Basha pati me aleatët e tij parlamentarë u mor vendimi që nesër opozita të protestojë para Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar dorëheqjen e Fatmir Xhafaj.

Ndërsa ditën e enjten opozita nuk do të lejojë seancë normale, ku kanë paralajmëruar bllokimin e punimeve të Kuvendit, njësoj si javën e kaluar.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


− 1 = 7