Data : 19 12 2018
KryeTitujt :

Olta Xhaçka: Izraeli një aleat i vyer i NATO-s

Olta Xhaçka,  në të parën vizitë të një Ministri të Mbrojtjes në Tel Aviv,  e ka cilësuar Izraelin një aleat të vyer të NATO-s në luftën kundër terrorizmit.

Ministrja  e Mbrojtjes, shprehu gatishmërinë  për një memorandum bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes dy vendeve.

Ministrja Xhaçka e cilësoi Izraelin si një aleat të vyer të NATO-s në luftën kundër terrorizmit dhe shprehu gatishmërinë e vendit tonë për një memorandum bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes dy vendeve.

Nga ana e tij ministri Liberman vlerësoi rolin e Shqipërisë për garantimin e sigurisë dhe paqes në Ballkanin Perëndimor dhe u shpreh se dy vendet ndajnë të njëjtat vlera si aleatë strategjikë për sigurinë në rajon.

Siguria kibernetike, industria ushtarake, ishin po ashtu disa nga çështjet që u di8skutuan mes Ministrave të Mbrojtjes, të cilët folën dhe për  një projekt të afërt për shkëmbimin e modeleve dhe kurrikulave në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak.

Në Jerusalem, ministrja Xhaçka zhvilloi takime në Këshillin Kombëtar të Sigurisë si dhe bëri homazhe e vendosi kurorë me lule në Yad Vashem, Memoriali në nderim të viktimave të Holokaustit.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :