Data : 24 09 2018
KryeTitujt :

Nxënësit i bashkohen aksionit të mbjelljes së pemëve

Ktualisht, kur mbeten edhe më pak se 1 muaj nga 21 marsi, Dita Botërore e Pyjeve, këtij aksioni i janë bashkuar tashmë thuajse të gjitha institucionet arsimore duke filluar që nga kopshtet e deri te gjimnazet ashtu edhe qytetarë të ndryshëm që kanë vendosur që ditët e tyre të veçanta ti përjetësojnë duke mbjellë një pemë.

Kështu, fëmijët e shkollave të ndryshme të qytetit i janë bashkuar aksionit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e fidanëve të rinj, duke krijuar jo vetëm një mjedis më të shëndetshëm në shkollat e tyre, por njëkohësisht edhe duke edukuar me një mentalitet të ri për t’u kujdesur për mjedisin dhe për pemët.

Paralelisht në zona të ndryshme të qytetit, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim edhe me administratorët e zgjedhur të pallateve dhe banorët po shtojnë gjelbërimin edhe në hapësirat mes lagjeve ashtu edhe në rrugët e reja.

Mbjelljet e pemëve janë bërë në njësitë 7, 8 dhe në zonën e Liqenit të Thatë.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit