Data : 27 05 2018
KryeTitujt :

NJERËZIT E SHQUAR JANË MARGARITAR

  REPORTAZH

 

TË GJITHË JANË TË REGJISTRUAR, PAK MBETEN TË SHËNUAR…

 agim

Nga Agim JAZAJ 

Në librin e gjëndjes civile; të gjithë janë të shënuar, ndërsa në librin e historisë, të shkruar dhe të gdhëndur në kujtesës njerëzor, pak mbeten të shënuar!…

Lexuesit e mi, të hershëm e të rinj, miq dhe shok, personazhe, apo të pa njohur, në   komunikim të rastit kanë shprehur “etjen” e tyre dhe janë bërë shtysë për të publikuar sa më shpesh pjesë elitare, prijësit në cilindo nivel, për t’u marë për referim e frymëzim nga pasuesit, për të çuar më përpara misionin e tyre; ata dhe ato që na kanë përçuar, nuk na kanë përçmuar, kanë ndjerë dhimbjet e të tjerëve si në trupin e tyre, ata që mbeten në kujtesën njerëzore, të qytetarisë vlonjate dhe asaj shqiptare, të gdhendur me “daltë” në faqet e bardha të historisë, të njerëzisë dhe qytetarisë!

Shumë prej tyre i kemi njohur dhe si kemi njohur nga afër, ata që na kanë frymëzuar, besoj jo vetëm ne, janë qëmtuar e hedhur edhe në faqet e librit: “BIJ TË VLORËS”... Kudo flitet për këta njerëz…

Dhe… njeriu jeton aq kohë sa mbahet mend….Madje mbeten

të gdhëndur edhe në këngët e kënduara daveteve, në çdo konakë:

 

Ata shitën pasurinë,

Për të bërë Shqipërinë.

Këta shitën dhe Shqipërinë,

Bën për vete pasurinë…   

 

Ndër shumë pasardhës, shkëpusim dy prej tyre; Shkëlqim Ganaj dhe Dritan Halilaj. Kur kanë gjetur etrit e tyre në faqet e librit, janë shprehur : “E mbajmë këtë libër, me babain të mbetur gjallë, te koka e krevatit“…

NJERIU I “MADH” KISH HUMBUR PËRSHËNDETJET E TË VEGJËLVE!

 

Ne shqiptarëve, kemi lexuar se; na admirojnë edhe për një urim të veçantë e mjaftë kuptimplotë: “TUNGJATJETA”! Në tabelat e pa publikuara nga ndonjë instutucion legal, monitorues, nuk kemi parë bilancin e këtij rezultati. Ndërsa qytetaria shprehet në mënyrën e vet dhe rezulton se: Tungjatjetën vlerë madhe: E meritojnë të paktit dhe rezultojnë humbës të shumtit. Fitues të shumtë, rezultojnë veçmas njerëzit e shoqërisë civile dhe humbësit më të mëdhenj, rezultojnë ata të përfshirë në (“stallat”) e politikës dhe në administratën shtetërore. Arsyeja spjegohet sepse; të dytët, pra humbësit e tungjatjetës, janë edhe abuzivistët më të mëdhenj me votën, aspiratën e qytetarve…

Një ish drejtues i lartë i pushtetit vendor, pas shumë kohë i “larguar”, një mbrëmje ishte në xhiro në qytet, i vetmuar përpara teatrit; “Petro Marko”, Vlorë. Askush nga ata që e kishin pasur shok, pa u ngjitur në majë të pushtetit dhe nga ata që i bëri shok në kohën e pushtetit, nuk i jepnin më as përshëndetje, me tundje të kokës; Tungjatjeta. Ai ecte dhe mërmëriste me vete, priste në xhiro fillikatë, ta përshëndesnin ish miqtë, madje dhe të njohurit e vet, bashkëqytetarët e tij!

Rezultonte se kishte humbur edhe përshëndetjen vlerë madhe: “Tungjatjeta”

Pasi ishte (e kishin) ngjitur në piramidë, (të cilën e ka vet njeriu në dorë) e tashmë i zbritur, (të cilin e zbresin të tjerët) kishte humbur në shumicë, pikërisht edhe ata që e kishin ngjitur në majë të piramidës. Këtë “vendim” e kishin marë qytetarët, pa u mbledhur, pa e votuar! Një vendim i rrallë, mjaftë domethënës, i ashpër, i pa formuluar në ndonjë kod ligjor, por i formuluar në kodin moralo-njerëzor. Askush nuk mund të shkelte këtë “ligj qytetar”, i hyrë “menjëherë në fuqi”!

Ndërrimi i pushtetit, me anën e ndryshimit (kupto blerjes dhe grabitjes) së votës, nuk ka sjellë ndryshimet dhe prosperitetin që posedon vota demokratike, qëllimin që synon sovrani në raport me harkun kohor të 27 viteve. Kjo ka realizuar ndryshimin e mësipërm, në hyrje të këtyre radhëve. Në këtë bilanc, nëse nuk shënohen tregues të tjerë, është i prekshëm dhe po bëhet më i prekshëm ky tregues: Fituesit e paktë dhe humbësit e shumtë të tungjatjetës vlerë madhe!

 

Flaka e qiririt,

S’fiket asnjëherë,

Kur i’a ndez të mirit,

E ndez për të tjerë.

 

   VOTA QORRE, DHE VOTA E ARSYES…

 

Vitet ikin tutje. Njerëzit e kësaj sëre bëjnë tëhu. Në shtratin e tyre ruajnë njerëz, elita, shënojnë data, përcjellin dhe ruajnë në kujtesën njerëzore; ecje dhe ngecje. Në memorien e tyre njerëzit kanë skalitur: ata që i kanë drejtuar, në cilindo nivel të administratës, ata që kanë justifikuar besimin, ‘’taksën’’ e qytetarëve, të cilët kanë vendosur “gurë” të skalitur, (jo të pa gdhendur si këta të sotmit në shumicë) për të ngritur shtetin, që po aspirojnë shqiptarët dhe po kërkojnë me pishë në gjithë harkun kohor të ekzistencës së tyre shqiptarët. Ata që kanë shpalosur vlerat, janë dhe nuk janë, por mbeten promotor të fuqishëm frymëzimi për pasardhjen e tyre dhe fatkeqësisht kalojnë pa vëmendjen e duhur nga politika e ditës. Dhe kjo jo pa arsye; për të venitur” yjet e ndriçuar dhe për të “lartësuar” yjet e venitur, për të trazuar miellin me krundet…

Ndjen keqardhje dhe mbetemi të etur për njerëz të dimensioneve të tilla. Aq më shumë kur puna, kontributi, sjellja dhe angazhimi i tyre në cilëndo fushë rrezatonin karakteret e forta, njerëzit që përfaqësojnë qytetarinë, kur personaliteti i tyre edhe i atyre që janë larguar ndoshta nga jeta dhe nga përfaqësimi; prushërojnë edhe në ditët e sotme të ”marra’’. ‘”Kohët e marra’’ si i quan një poet i yni, nuk mund të venitin aspak shkëlqimin e këtyre njerëzve me kontribut dhe mbetet apel i ditës për të nesërmen për ne shqiptarët, për të cilët ndodhemi të fyer nga mos përfaqësimi dinjitoz i shtetit, të përballur përditë me dhunues e përçundues të të drejtave të qytetarëve dhe shpërdorues të votës së tyre.

Një vështrim i shpejtë mbi administratën e shtetit, bilanci drithërues rezulton se; të zgjedhurit nga rrethi i politikës, madje duke i shërbyer asaj, e kanë kaluar në dorë të dytë qytetarin. Organet e drejtësisë, ku janë vlerësuar nga gjithë anët, vendorët e ndërkombëtarët, sondazhet e zhvilluara nga mediume dhe organizata të pa diskutueshme, të  monitoruara, i kanë dhe shpallur ato si pjesa me e korruptuar e shtetit. Politika ka shënuar super rekorede kriminale, nga duhet të nis edhe dezinfektimi, me doza të forta, herbicite, madje administrata, fytyra reale, e shëmtuar e shpërfytyruar e shtetit dhe e shoqërisë; me rekorde kriminale dhe informale…

Ndoshta për të kuruar këtë plagë të rëndë, mungon pafuqia e shtetit, por aq më keq kur mungon, madje shumë gjatë edhe aksioni qytetarë përballë këtyre dhunuesve, të cilët rreken me pozicionet zyrtare, duke i sfilitur njerëzit nëpër radhë, deri dhe duke i’u kthyer jetën e përditshme në maraz:

Plot të pa lyrë,

Njerëz informalë,

Pa gjak në fytyrë,

Pa cipë në ballë…

 

Në ”dylbitë”, memorien e qytetarëve mbeten nëpunësit e administratës, ata që administrojnë votën e qytetarëve dhe përpos tyre  qytetari i thjeshtë bën bilancin: “Na është përligjur, apo na është ndotur vota”?! Shtetasit nëpërmjet këtyre njerëzve- njerëz në veprimet dhe mosveprimet e tyre prekin në përditshmëri shtetin e qytetarëve, aspiratën e synuar, shohin të “ekranizuar” votën e tyre. Gurë të tillë “fosforndriçues” përgjatë gjithë rrugës për ne shqiptarët dhe gjithë botën e civilizuar, mbeten orientim edhe për pasuesit, mëtejshmërinë e funksionimit të administratës së shtetit, ata që duhet të zgjedhim e vendosim në poltronet e administratës së sotme, të cilët nuk mund t’i gjejmë as me ”pishë” në radhët e saj.

ME PISHË, DUKE KËRKUAR

 

Grupe të vogla njerëzish, bashkësi dhe të vetmuar mbrëmjeve kemi “pare” nëpër kryqëzime rrugësh, me qirinj të ndezur në duar! Kanë kohë që kryejnë këtë ritual. “Në kërkim të kohës së humbur”, në kërkim të njerëzve të munguar. Kombe të mëdhenj, madje shumë të mëdhenj, por dhe shumë më të vegjël se sa ne,  kanë ngritur shtete dhe qytetërime. Duke bërë krahasimin, mbetemi të fyer: Vet ne nuk dimë të zgjedhim dhe nuk i duam, ata që  i vetzgjedhim. Ngjan se po mbetemi gjatë nëpër tunelin e errësirës. Për të dalë në rrugët e hapura, mungojnë udhërrëfyesit, po kërkojmë njerëzit, qytetarët, intelektualët e vërtetë. Këtyre grupeve, në kërkim të këtyre njerëzve, udhërrëfyes në vend, u janë bashkuar më herët edhe shumë nga ata emigrant të ndodhur jashtë vendit, diaspora e re dhe veçmas diaspora e vjetër shqiptare, njerëz të thjeshtë, të pajisur me vizione të reja, edukatë dhe kulturë bashkëkohore, ndoshta duke mos përfituar “statusin e intelektualit”, por më açik prijnë në kërkesat e përbashkëta, kanë vizione dhe frymëzojnë të tjerë, të përjashtuar nga e drejta fondamntale e votës, nga e drejta universale e përfqasimit. Kjo pjesë- elitë, e quajtur pa drojtje të tillë, nuk janë të paktë që arsyetojnë dhe aspak nuk e pranojnë se mungojnë intelektualët në radhët e shoqërisë dhe në pozicionet e administratës. Ata këmbëngulin se po; mungojnë qytetarët, mungojnë njerëzit, atdhetarët, por po mungon shumë gjatë fatkeqësisht edhe aksioni i tyre qytetar…

Këtë mungesë e  arsyetojnë me qeverisjet në kapërcyell të sistemeve, përgjatë më se dy dekadave, udhëkryqeve. “Intelektual” me barrë- tituj e grada”, na janë servirur dhe kemi zgjedhur për t’i votuar e qeverisur, por pa na dhënë atë produkt që kërkohet dhe është e mundur. “Testi i të përzgjedhurve”: Ky di kaq gjuhë të huaja. Ky tjetri ka këto grada të larta shkencore. Prof. Dr. Tjetri Dr. Prof. Iksi As. Prof. Dr. Shumë pak kemi dëgjuar të na prezantohen, “As. Prof Njeri”, rezultate që janë shënuar në jetë dhe këto rezultate i ka prekur dhe i pozon vet njeriu, realiteti ynë i dhmbshëm.

Më është ngulitur në kujtesë vargu i një shkrimtarit tonë të njohur: “Do vdes nga pasioni për të mbetur njeri”! Por nga një vështrim i shpejtë edhe pas dy e mbi dekadave gjithë grada mëdhenjtë dhe gjuhë shumë njohësit, nuk kanë mundur të shpalosin nivelin e tyre intelektual, aftësitë organizative, forcën drejtuese në shërbim të kombit, komunitetit, votës së sovranit. Të gjithë me arsimim të lartë, por a janë të gjithë me përgjegjësinë e lartë?! Ata zotërojnë shumë gjuhë të huaja, por nuk “zotërojnë” gjuhën e dhëmbshurisë së kombit. E kanë të vështirë të komunikojnë me bashkëqytetarët, e madje me shokët e miqtë e afërt kur ngjiten në pushtet e në politikë. Karakteret e dobëta kultivojnë mëndje madhësinë, shkëputjen nga njerëzit, largësinë nga jeta reale, e pakuptueshme, sa dhe e pa pranueshme për karakterfortët. Fare harrojnë nga vijnë, misionin e tyre në shërbim të qytetarëve!

Cilido në pozicion është sekondar dhe në jetë kalimtar!

Ata nuk japin shëmbullin e njeriut të dhimshëm, ashtu siç e jep dhe e lë pa zhurmë e bujë kryebashkiaku i Selenicës, Përparim Shametaj, ku shkon në çdo vatër, nga Vërmiku e në Armen, nga Shkoza, Dushkaraku, në Vajzë, Brataj, Karbunar e Selenicë, aty ku ka rënë dhimbja, në çdo cep të hartës së bashkisë dhe jo vetëm, u lehtëson dhimbjet çdo njeriu, me shëmbullin e thjeshtë, të njeriut, të zgjedhur; me ndjeshmërinë, me kafenë e pirë, fjalët prekëse, paqetën e ngushëllimit, në lehësimin e dhimbjes!…

Këtij model u heqim kapelen, të cilët nuk do të humbasin kurrë: “Tungjatjetën Vlerëmadhe! Dhe kjo nuk është pak!…

 

Kur në çdo metër,

 Të thonë tungjatjeta,

 Ke bërë goxha emër,

 Ka lënë shije jeta…

                               

     NJERËZIT E SHQUAR JANË MARGARITAR

     

Me aftësitë, nivelin dhe komunikimin kanë lënë gjurmë të pashlyeshme shumë organizator, drejtues dhe intelektual, si ata që i ngrinin njerëzit në luftë, i ndiqnin pas si njerëz të afirmuar, qoftë edhe në Vlorë, të cilët nuk kanë munguar e mbeten në kujtesën qytetare. Vitet ikin tutje, por ata bëjnë tëhu, mbeten të shënuar në memorien e njerëzve, të qytetërimit, të qytetarisë vlonjate, përcillen me madhështi tek pasardhësit. Ata kanë shërbyer dhe nuk kanë rrëmbyer. Edhe sot dhe për gjithë jetën edhe nesër shoqëria sa më e emancipuar dhe e civilizuar, do t’i ruaj me respektin e tyre, duke i gjykuar dhe vlerësuar në raport me kohën, rrethanat shoqërore dhe politike. Ndoshta prej tyre nuk ishin të paisur me titujt e grada: Dr. e Prof., nuk kishin shkollën e lartë, por kishin përgjegjësinë e lartë dhe mbeten të shënuar  në kujtesën e njerëzve dhe transmetohen tek breznitë. Ata nuk kanë të ngritur përmendore, as nuk janë të futur në muzet e kohës, por rrojnë ende tek “muzet” njerëzore, njerëzit e njohur dhe ata që si njohin,  në kafenetë e thjeshta të Vlorës, në çdo cep të saj nga Himara, Sevasteri, Kuçi, Selenica, Novosela e përtej kufirit të Vlorës, mbahen mend, zihen në gojë, flitet e flitet për ta… Punuan, drejtuan, e organizuan, frymëzuan, dhe merituan mirënjohjen e bashkëqytetarëve të Vlorës.  Dhe kjo nuk është pak. Këto personalitete dhe shumë të tjerë si këta, kishin në gjuhë mjaltin, në shpirt njerëzit, në mendim udhë rrëfimin, në veprim misionin dhe aksionin, shëruan e nuk lënduan, shërbyen dhe nuk rrëmbyen!… Ata vijuan misionin  e tyre nga paraardhësit, duke u frymëzuar nga vepra e tyre madhore, “Pavarësia Kombëtare”, “Themelimi i Shtetit Shqiptar” dhe u përkushtuan në misionin me pasionin e pashoq, e çuan më tej amanetin e paraardhësve, për të ngritur shtetin,  dhe ndërtuan  vendin nga rrënojat:

Njerëzit e shquar,              

Janë margaritar,                

Vlorën kanë ndriçuar,      

Vendi i ka thesar.              

 

Njerëzit e ditur,

E nderojnë Vlorën,

Vlorën e kanë ndritur,

Nuk e ndotën dorën.

 

Dhe kur janë larguar,

Për në botën tjetër,

Mbeten të shënuar,

Vlorës i lanë vepër.

 

Kristo Mërtiri një ndër gazetarët e shquar të dy sistemev shkruan për këtë vepër, për këta njerëz të ndritur:

“Kishte kohë që vriste mendjen e shtronte penën për një kontribut modest në 100 vjetorin e Pavarësisë- ka shkruar autori i njohur gazetari Kristo Mërtiri për këtë vepër. Me shoferin e një furgoni taksi, më dërgoi librin e sapo botuar “Bij të Vlorës”. Në mes të ballinës: Portreti i Ismail Qemalit me flamurin kuqezi. Ndërsa brënda më kish futur një letër të shkruar si nxitimthi me dorë, thjeshtë e me humor. Po shkëpus vetëm 4 vargje:

 

Tek një i pasur shkova,

 Shumë jam ofenduar/,

Një libër i ofrova,

S’dinte për të lexuar!”

 

Sidomos te “mikroenciklopedia” kushtuar mbi 100 bijve të Vlorës që kanë mbetur “të shënuar, jo rëndom të regjistruar” në memorien historike të kësaj treve lavdimbuluar. 4 vargje për secilin janë edhe pak, edhe shumë. Sepse nuk është kaq e lehtë të ndash grurin nga egjra, sojllinjtë nga sojsëzët. Sot na mbytën e ndotën mjedisin

”Të nderosh a të thuash qoftë edhe 2 fjalë të mira për të vdekurit e të gjallët, sidomos për ata që “shëruan e nuk lënduan” nëpër qytete e fshatra, nuk do të thotë të marrësh viston e partive politike ose dorën e pushtetit të radhës. Përndryshe, me dashje a pa dashje, ke ngritur gjerdhe me hunj të kalbur që populli i shikon me qesëndi, e pse jo me neveri e përbuzje…

Vlora jonë (dhe jo vetëm kjo) nuk ua kursen mirënjohjen, vetë historia mban shënime…

(?!).Përballë shpalosjes së Flamurit Kuq e Zi, ai qëmtoi me dashuri mjaft emra të nderuar që gjatë jetës së tyre “shërbyen e nuk rrëmbyen”. Dhe asnjëherë shosh e sit e mos gatuaj.

E ka hapur siparin me kryebashkiakun e parë, Ali Asllanin e famshëm të Vlorës që “Na ka lënë thesar/ ”Maskarenjtë e Kohës”! Është fjala për ata që: “Të pa brekë i zuri dita/ Milionerë i gjeti darka”…Dhe vazhdon me penë madhin Petro Marko, burrin e bukur dhimbje shumë të Bregut të Detit që dallgëzoi deri buzë lumit Ebro edhe me ligjëratën e prerë: Himara ka qenë, është dhe mbetet shqiptare! Shkurtimat e autorit të librit-jubilar, nuk të lodhin aspak. Thjeshtësia dhe befasia e këndshme shkrepin përmes mendimit konciz, pa vrapuar pas fjalëve të mëdha e të majme dhe pa i bërë tërkuzë”.

Lexuesve e bashkëqytetarëve u kërkoj ndjes për “lodhjen” që do të mund t’iu  shkaktojë renditja, lista e “gjatë”  e emrave dhe shumëfish për pamundësinë e ekspozimit as të pjesshëm të plejadës së madhe të njerëzve që kanë drejtuar e kontribuor në kohë dhe kanë fituar zemëra njerëzis. Qoftë dhe përpjekjet më të mëdha, a do të mund të evitojnë qejfmbetjet e vogëla?! Janë dhe nuk janë, ishin dhe mbeten… E pa mundur të përmblidhen brënda këtyre radhëve dhe në librin tim armata e tyre, balli i udhëheqësve të vegjël, apo përfaqsues të votës, me dimensione të mëdha, në radhët e administratës shtetërore brënda hapsirës së Vlorës në paspavarsinë e pasçlirimin, dhe ndërtimin e vendit. Të djeshmit, duke i marrë për pikë referimi, për të sotmen dhe duke i avancuar për të nesërmen. Për të tillë intelektualë, organizator e udhëheqës, kemi etje. Ata mbeten si “gurët fosforndriçues“ anës së rrugës, dhe orientojnë kalimtarët. Karakteri për njeriun, drejtuesin, udhëheqësin, përfaqsuesin e votës së qytetarëve, është primar, prona më e çmuar, nuk janë fjalët,  pozita zyrtare, përpara pozitës njerëzore, nuk është as dhuratë. Kur mungon baza e karakterit tek cilido përfaqsues i votës, udhëheqës a drejtues i cilitdo niveli, ai shkon drejtë rrënimit:

 

Tjetrin ta provosh,

Çfar surrati ka,

Jepi  pushtet,

Shihe me para…

Drejtuesit, krijuesit, inelektualët dhe organizatorët në Vlorë dhe jashtë saj, me nivelin intelektual, aftësitë organizative dhe forcën drejtuese në gjithë harkun kohor të ekzistencës së shtetit janë aramata të tëra dhe në pafundësinë e këtyre rreshtave…

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :