Data : 20 05 2018
KryeTitujt :

NJË KAFE TE LIBRARIA “AGOLLI”

NJË KAFE TE LIBRARIA “AGOLLI”

- Impresion-

Nga Naxhi KASORUHO, Mjeshtër i Madh

 

Po kur të jesh mërzitur shumë

Në raft te librave kërko

Aty i fshehur do jem unë

Në ndonjë fjalë a ndonjë shkonjë

Pastaj do zbres do vi pas teje- do vi!


E bëlbëzoj me mendje këtë këngë sa herë që ulem të pi kafe tek libraria “Agolli” që ndodhet ne qendër të Tiranës. Qysh kur u këndua në një festial këtu e shumë vite më parë e deri më sot e kujtoj me kënaqësi atë dhe përmbuhem në kujtime të hershme.

Kur rri në kafe dhe në mur ri i varur tabloja me portretin e Dritëroit më duket sikur shkrimtari më flet nga tabloja me atë zërin e tij të veçantë e të kumbueshëm dhe më tregon histori e ngjarje që herë më duket sikur i kam dëgjuar e herë si tregime që ngatërrojnë kohët dhe sistemet. Kur u krijua kjo këngë me fjalët e poetit dhe muzikën e Gjebresë nuk e mendoja kurrë se vërtet do të ndodhte ashtu siç thoshte Dritëroi.

S’ka mundësi që jo vetëm unë por të gjithë ne nuk e kuptuam se do të vinte një ditë ajo që Dritoroi me madhështinë e tij i sinqertë dhe njerëzor na përgatiti për atë që do të ndodhte kur ai të mos ish më.

Dhe ja ajo e pamenduara dhe e padëshiruara erdhi. Kaluan disa muaj nga ajo ditë pa Dritëroin dhe te kodra e liqenit të Tiranës u mboll një pemë ulliri si simbol e respekt në kujtim të të paharruarit e njeriut të mirë Dritëro Agolli. Në atë ceremoni Namik Dokle ndër të tjera tha: “Mbas 50 apo 100 vjetësh në një orë mësimi mësuesja do t’u drejtohet nxënësve se a i njihnin: Sali Berishën, Fatos Nanon, Edi Ramën, Ilir Metën etj. Nxënësit do të ngrenë supet se nuk i njohin, ndërkohë një nxënës aty nga banga e fundit do të përgjigjet se: ata janë plitikanë dhe kanë jetuar në epokën e Dritëro Agollit. Ja pra, ky është Dritëro Agolli, shkrimtari ynë i madh, i paharruari dhe i papërsëritshmi që e  duan të gjithë.

Kalova një ditë aty pranë ulliri që është në simbol të shkrimtarit u afrova e preka dhe m’u duk se takova Dritëroin. Sa herë që do të kaloj aty pranë do të  ndalem ta prek ullirin e Dritëroit. Sa herë që vinte në Gjirokastër, Dritëroi do të bënte takime me Degën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Rrethit ku shprehej i vemendshëm dhe i dashur, kur mësonte për realizime me nivel artistik të shfaqjeve dhe krijimtarisë të artistëve gjirokastritë.

Në atë ditë që vinte në qytetin e gurtë për të cilin thoshte se: “Ishte qyteti i dytë pas vendlindjes që e donte aq shumë“, kur ngjitej kalldrëmit përpjetë nga sheshi i Çerçizit tek Mesi i Pazarit do t’i duhej 30 minuta për ta kaluar atë se do të takonte me dashuri e respekt të gjithë ata që i flisnin dhe e përshëndesnin.

Ndonëse kishin kaluar dekada nga koha kur kishte qënë nxënës në gjimnazin e qytetit i mbante mend dhe i kujtonte emër për emër të gjithë ata që i njihte nga ajo kohë duke folur me mall, nostalgji e dashuri që dinte vetëm Dritëro Agolli ta shprehte. Edhe për këtë që e donte Gjirokastrën tonë aq shumë  e dua edhe unë më shumë Dritëroin.

Në këto kujtime të paharruara e kaloj mëngjesin kur pi kafe tek Dritëroi. Në këto kohë pa Dritëroin një mbrëmje ju afrova raftit të librave dhe rastësisht mora “Njeri u padukshëm” e menjëherë m’u kujtua kënga e shkrimtarit. Prandaj e pi kafen tek librari “Agolli” që ta kem pranë atë. Pastaj do zbres do vi pas teje do vi dhe kështu në dekada e shekuj do të ecim në rrugët e atdheut ne dhe pasardhësit tanë bashkë me Dritëroin.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :