Data : 23 07 2018
KryeTitujt :

Nesër në Tiranë, Donald Tusk, përgatit takimin Rama- Merkel

Nesër në Tiranë, Donald Tusk, përgatit takimin Rama- Merkel

Edi Rama dhe Donald Tusk

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk mësohet se do të zhvillojë një vizitë ditën e nesërme në vendin tonë.

Vizita e Tusk në Tiranë është në kuadrin e një turi tre ditor që Presidenti i Këshillit Europian do të zhvillojë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i vizitës është përgatitjet e samitit BE-Ballkan që do të mbahet në Sofje më 17 maj. Tusk do të marrë pjesë edhe në samitin e Brdo Brijun që do të zhvillohet në Shkup.

Tusk do të ndalet edhe në Podgoricë, Beograd, Sarajevë dhe në Shkup.

Ndërkohë, mësohet gjithashtu se Kryeministri Edi Rama do të niset të mërkurën në Gjermani, ku ditën e enjte do të takohet me Kancelaren Merkel

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :