Data : 18 12 2018
KryeTitujt :

Në vitin 2025 shqiptarët do të arrijnë gjysmën e nivelit të mirëqënies së europianëve

Ilustrim

Shqipëria ka normën më të ulët të Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë, të shprehur në fuqi blerëse, pra të rregulluar sipas standardit të jetesës në secilin vend.

Një projeksion i fundit i Bankës Qendrore Europiane ndërkohë, tregon se, Shqipëria është e destinuar që të qëndrojë e fundit, me përjashtim të ndonjë mrekullie.

 

Në skenarin më të mirë, shqiptarët do të arrinin gjysmën e europianëve, pra sa 50% e pasurisë së tyre kombëtare për frymë, në vitin 2025, por vetëm në rast se Shqipëria do të regjistronte një normë rritje prej thuajse 7% çdo vit, deri në 2025, shkruan “scan”.

Ky është edhe viti që vlerësohet gjerësisht si ai zgjerimit të radhës së Bashkimit Europian, çka do të thotë se, në rastin më të mirë të mundshëm, në vitin 2025, kur Ballkanit mund t`i hapet dera për në Europë, një shqiptar mesatar do të ketë një standard jetese sa gjysma e një europiani mesatar.

 

Skenari tjetër ndërkohë, ngjyra e kuqe, thotë se, rritja do të duhej të ishte pranë 5% në rast se vendi do të arrijë këtë objektiv brenda 2030-ës. Skenari më pesimist, thotë se do të duhet të presim vitin 2035. Por gjithsesi, me normat aktuale të rritjes ekonomike, duket se do të duhet të kalojë viti 2030 për të arritur një PBB për  frymë sa 50% e europianëve.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :