Data : 24 05 2018
KryeTitujt :

Ndihmëssekretari amerikan i shtetit për Europën dhe Euroazinë, pret në takim Ministren Xhaçka

Ndihmëssekretari amerikan i shtetit për Europën dhe Euroazinë, pret në takim Ministren Xhaçka

17 prill 2018

Ndihmëssekretari amerikan i shtetit për Europën dhe Euroazinë, Wess Mitchell priti sot në një takim zyrtar Ministren e Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka.

Takimi u zhvillua pak minuta pas deklaratës zyrtare të KE, e cila nuk kaloi pa u uruar edhe nga ndihmëssekretari Mitchell i cili u shpreh se dita e sotme është një ditë për tu festuar.

Gjithashtu Ndihmëssekretari amerikan i shtetit vlerësoi kontributin e Shqipërisë në NATO duke u shprehur se Shqipëria është një partner i besueshëm i SHBA dhe garant i sigurisë në rajon.

Nga ana e saj, ministrja Xhaçka u shpreh se deri në vitin 2024, 2% e GDP do t’i dedikohet mbrojtjes.

Ky takim është vazhdim i disa takimeve zyrtare qe ministrja e Mbrojtjes po zhvillon në SHBA me ftesë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :