Data : 18 08 2018
KryeTitujt :

Ndërron jetë në moshën 69-vjeçare ish-Ministri Mbrojtjes, ish-Nënkryetari i PS, Luan Hajdaraga.

Një tjetër humbje e madhe! Ndërron jetë në moshën 69-vjeçare ish-Ministri Mbojtjes, ish-Nekryetari i PS, Luan Hajdaraga. Luan Hajdaraga ishte Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë gjatë viteve 1998 – 2000. Një njeri i dashur, korrekt, i ditur, pa paragjykime, ploit mirësi. Intervista ime e fundit me të përkon në muajin Mars. Para disda ditësh fola në telefon dhe më tha: Jam mirë Albert do bëjmë intervista të tjera. Hajdaraga ka qenë eksponent i lartë i PS-së, deputet i kësaj partie, ministër i Mbrojtjes në vitet 1998-2000, e më pas ka shërbyer dhe si zv. ministër i jashtëm në 2003.

Ai u lind me 2 gusht të vitit 1948 në Tiranë, politikan dhe diplomat, ministri i Jashtëm në vitin 2003 dhe ministri i Mbrojtjes nga viti 1998 deri në vitin 2000.

Në vitin 1970 u diplomua në psikologji në Universitetin e Bukureshtit.

Ndërsa nga viti 1973 ai ishte i përfshirë në punën shkencore.

Në vitin 1985 u bë drejtor i Institutit të Studimeve Pedagogjike. Në vitin 1991 u bashkua me Partinë Socialiste të Shqipërisë, nga vitet 1993-1996 ishte nënkryetar i partisë.

Si përfaqësues i PS-së ai u ul në vitet 1992-2001 në Parlamentin Shqiptar.

Në vitin 1998, ai mori portofolin e ministrit të mbrojtjes, ndërsa në korrik 2000 dha dorëheqjen.

Në 2001-2003, zëvendësministër i punëve të jashtme. Në vitin 2003, për disa muaj ka mbajtur postin e ministrit të jashtëm, pastaj përsëri në vitin 2005, u bë zëvendësministër.

Në vitin 2008 ai u kthye në punë akademike.

Hajdaraga është autor i disa punimeve shkencore në fushën e psikologjisë eksperimentale dhe psikologjisë së fëmijëve

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :