Data : 20 05 2018
KryeTitujt :

Muzetë: Një realitet për njerëzit me aftësi ndryshe

Në kuadër të 18 Majit, “Ditës Ndërkombëtare të Muzeve”, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Institutin e Nxënësve që Nuk Dëgjojnë në Tiranë, me Institutin e Nxënësve që Nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi”, me Organizatën Jo-Qeveritare “Steps”, si dhe me Muzeun Kombëtar “Shtëpia me gjethe”, organizon një Tryezë të Rrumbullakët, ora 11.00, tek biblioteka, me temë “Muzetë: ”Një realitet për njerëzit me aftësi ndryshe”. Kjo tryezë zhvillohet në kuadër të temës së zgjedhur nga ICOM për vitin 2018 “Muze që komunikojnë me të gjitha format: Qasje të reja, publik i ri”.

​Në të njejtën ditë Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit në Bashkinë Tiranë, organizon projektin “Muzeu Lëvizës”.
Një autobus i zakonshëm do të shndërrohet në një ekspozitë, ku nxënësit e shkollave të zonave rurale të Tiranës do të njihen me historikun e disa prej objekteve të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Jeni të mirërpritur!

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


8 − 2 =