Data : 21 07 2018
KryeTitujt :

Monika Kryemadhi i drejtohet Ramës: Populli të rrëzonë për 24 sekonda

Monika Kryemadhi i drejtohet Ramës: Populli  të rrëzonë për 24 sekonda

Rama, Kryemadhi

Dje, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, që ti japë fund dhunës ndaj qytetarëve.

Në një lidhje telefonike për News 24, Kryemadhi tha se qytetarëve ju ka shkuar laku në fyt, për shkak se Rama i ka braktisur ata për interesat e oligarkëve të tij.

Intervista:

Të jem e sinqertë jam në mbështetje të çdo proteste qytetare, që ka në qendër kërkesën ekonomike dhe është kundër politikave pseudo financiare të qeverisë së Edi Ramës. Jam sigurisht kundër dhunës ndaj forcave të rendit dhe iu bëj thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë por të vazhdojnë pa droje protestën e tyre se janë në të drejtë të Zotit.

Janë ca njerëz që luftojnë për kafshatën e bukës së gojës dhe janë po këta njerëz që përballen me taksat e oligarkëve të Edi Ramës. Sikurse iu bëj thirrje, forcave të rendit që të distancohen nga aktet e dhunës, nga manipulimi i situatës ndaj qytetarëve dhe të tregohen të kujdesshëm sepse ata janë fëmijët e atyre protestuesve dhe është e dhimbshme kur shikon sesi një djalë 2 metra, godet një të moshuar që në fund të ditës ça po kërkon, kërkon që mos të godasin me dhunë ata qytetarë dhe protestues të cilët kanë dalë me të drejtën e Zotit dhe po protestojnë.

Të protestosh është shumë e ndershme, nuk mund të ngresh muret e izolimit për shqiptarët që kanë qenë populli më i izoluar. Ne kemi pasur izolimin politik tani Edi Rama po bën dhe izolimin ekonomik. Po i izolon shqiptarët në varfërinë e tyre. Dhe më e tmerrshmja dhe më e turpshmja është Facebook-u i tij që kërcënon hapur, ky njëri sikur qenka Zoti i Gjithë Shqiptarëve kur në fakt është shprehje e qartë e frikës së tij dhe le të shkojë vetë në Kukës po të jetë aq trim, të përballet me qytetarët, të mbrojë taksën 10 euro që ia ka vënë shqiptarëve dhe kosovarëve.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :