Data : 15 11 2018
KryeTitujt :

Mitrovica kujton Ditën e Dëshmorëve

Sot nën patronatin e kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri, do të organizohen aktivitete të ndryshme kushtuar Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Mitrovicës.

Nga ora 10:00 bëhen homazhet dhe vendosja e kurorave me lule në varrezat e dëshmorëve në Shipol.

Manifestimi kryesor, përkatësisht akademia, do të mbahet në Qendrën e Kulturës ”Rexhep Mitrovica”, buzë Ibrit, duke filluar në ora 11:00.

Ndërkaq,  pronarët e bizneseve ftohen që në shenjë nderimi dhe respekti për dëshmorët,  nga ora 10:00 deri në11:00  të mbyllin  lokalet.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :